Thursday, March 28, 2024

Futboll-Kategoria e parë, Besëlidhja, Burreli dhe Korabi me 6 pikë pas javës së dytë në grupin A

Lexo

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, grupi A i Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë të futbollit shqiptar pritet të ketë një konkurence dhe rivalitet të madh për skuadrën që do të kualifikohet sezonin e ardhshëm në një kategori më lart, në atë të Superiores. Një gjë të tillë e ka pasqyruar edhe java e dytë, rezultatet e së cilës evidentuan forcen e Beslidhjes, Burrelit dhe Korabit, të cilët me fitoret e dyta radhazi shkojnë në kuoten e 6 pikëve. Interesante është se të tria skuadrat në fjalë fitoret e kësaj jave i morën në transferte, Besëlidhja dhe Burreli në kryeqytet, respektivisht përballë Partizanit B dhe Vorës, ndërsa Korabi në Shkodër përballë Veleçikut pritës. Pra, pa as më të voglin dyshim,duke përfshirë edhe Dinamon që këtë javë ishte pushim, gjatë javëve të ardhshme në këtë grup do të shohim ballafaqime interesante, ku përcaktuese për kreun e tabeles së klasifikimit do të vendosin takimet direkte. Sa i përket komenteve të javës së dytë, fitoren më të thellë e e regjistruan lezhjanët e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, të cilët shpartalluan Partizanin me rezultatin 2 me 6. Autor të tre prej golave kanë qënë shkodranët, ArsenHajdari(2), Dibra një, për të vijuar me Bushin, Gegen dhe Xhorxheviç. Për shkak të mungeses së një fushe të licensuar, koplikasit që drejtohen nga trajneri Ardi Rustemaj vazhdojnë t’i luajnë ndeshjet në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Kështu ka ndodhur edhe këtë javë ku Veleçiku ishte pritës duke u përballur me Korabin e Peshkopisë, skuadër kjo e drejtuar nga trajneri elbasanas Klevis Dalipi. Një ndeshje kjo që ka nisur mirë për Veleçikun, i cili nga ana e tij ka krijuar edhe rastet e para për shënim,  ku nëse do të ishin më të saktë në ekzekutim mund edhe të kishin shënuar përmes një goditje sdandarte jashtë zonës dibrane, apo në vijim edhe me dy-tre raste të tjera fare pranë portes mike të mbrojtur nga portjeri Birja. 0 me 0 pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës për dibranët e Korabit, ka ardhur goli i shënuar nga mbrojtësi i qëndrës Franci Lala. Kur kishin kaluar vetem tre minuta lojë nga pjesa e dytë, Lala ka shfrytëzuar një kros të dhënë nga e majta me Mëziun duke e dërguar me qetësi dhe mjeshtri topin në rrjeten e portës koplikase. Një avantazh ky, që megjithë përpjekjet e shumta të futbollistëve koplikas, rezultati nuk do të ndryshonte më duke fiksuar në përfundim fitoren e Korabit me rezultatin 0 me 1. Vetem një gol është shënuar edhe në sfiden e kryeqytetit në mes Vorës vendase dhe Burrelit udhëtues. Dhe, ai mban firmen e shkodranit Undi Vecaj, topi i të cilit i goditur nga distance në minutën e 9-të ka shkuar direkt në rrjetë duke vulosur edhe fatin e takimit. Në ndehsjen tjetër të këtij grupi, Oriku ka triumfuar me rezultatin 1-0 në fushën e tij përballë Erzenit. Edhe në grupin B ka janë zhvilluar ballafaqime interesante. Tomori mund Elbasanin 4-0 me autor të golave  Pepa 43′, Hida 47′ Mezini 49′, 90+2, Besa-Pogradeci 2-1, shënues Da Silva 56′, 72′ / Hysenllari 71′ (p), Egnatia-Lushnja 1-1 Shyti 15’/ Alushi 75′

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img