Thursday, March 28, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Dominojnë skuadrat udhëtuese. Dinamo, Tërbuni, Tomorri, dhe Turbina, fitore të rëndësishme për javën e 10-të

Lexo

Janë luajtur sot, 4 nga 7 ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ndeshje këto, ku kanë spikatur skuadrat udhëtuese. Me Dinamon që ka fituar ndaj Besës, ndeshje kjo e luajtur në fushën asnjënëse të Peqinit, për të vijuar me Tërbunin që sfidon Lushnjën në shtëpi, si dhe Tomorrin që mund Apoloninë. Fitore këto të regjistruara në transfertë, të cilave i shtohet edhe ajo e Turbinës, e cila merr një tre pikësh shumë të rëndësishëm në shtëpi duke mundur Orikun 2-1.

Në fakt, kryendeshja e kësaj jave ishte ajo në mes dy pretendenteve pëer kreun, Besës që luante si pritëse, dhe Dinamos mysafire. Megjithë këmbënguljen e kavajasve, skuadra e drejtuar nga Gugash Magani, u dorëzua përballë bluve dinamovitë të drejtuar nga Nevil Dede. 0-2 ka përfunduar kjo ndeshje me dy gola shënuar nga një për secilen pjese, fillimisht me penalltinë e minutës së 43-të realizuar nga Denisson dhe më pas nga Taulant Marku në të 58-të. Fitore kjo që e ngjitë Dinamon përkohësisht në vendin e parë, në pritje të ndeshjes të së dieles, Flamurtari-Burreli.

Po aq e rëndësishme ishte edhe fitorja e pukjanëve e realizuar në fushën e vështëri të Lushnjës. Për tre pikëshin pukjan ka menduar Vilfor Hysa me golin mjeshtror të shënuar në minutën e 28-të. Tre pikësh ky, i rëndësishëm, jo vetëm për ngjitjen në kuotën e 15-të pikëve, po aq sa ka edhe Besa e vendit të tretë, por edhe në aspektin psikologjik duke lënë pas problematiken e vonesës së rrogave.

Ndërkohë, dy fitoret e Tomorrit në transfertë me Apoloninë 0-1 dhe Turbinës në shtëpi me Orikun 2-1, ishin fitore mbijetese, psi në prag të kësaj jave, beratasit dhe cërrikasit mbanin vendin e 13-të dhe 14-të me nga 8 dhe 5 pikë.

Tre ndeshjet e tjera të javës së dhjetë të kategorisë së Parë, Flamurtari-Burreli, Korabi-Skënderbeu dhe Luzi 2008-Besëlidhja, luhen të dielen dhe të hënën.

Kategoria e Parë, java 10-të. Rezultatet:

Apolonia 0-1 Tomori (Ismailaj 50′)

Besa 0-2 Dinamo (Denisson 43′ (pen), T. Marku 58′)

Lushnja 0-1 Tërbuni (Hysa 28′)

Turbina 2-1 Oriku (Murrja 17′, Zani 55′ / Udoma 62′)

Të dielen:  Flamurtari-Burreli  ora 13:00

Të hënën: Korabi-Skënderbeu ora 13:00 dhe Luzi 2008-Besëlidhja ora 13:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img