Thursday, April 25, 2024

Boks-“Titans Fight”, edicioni i tretë. Nesër, ora 18:00, në “Ramazan Njala” të Durrësit, 6 ndeshje profesioniste në ring, spikat dueli i shkodranit Nelson Hysa përballë anglezit, Danny Williams

Lexo

I paralajmëruar prej shumë ditësh, edicioni i tretë i “Titans Fight” në boks është gati për ditën e nesërme. Aktiviteti në fjalë do të zhvillohet në pallatin e sportit, “Ramazan Njala” duke filluar nga ora 18:00, dhe në kalendar do të ketë 6 ndeshje profesioniste. Ndeshje këto që i përkasin pesë të boksit olimpik, ndërkohë që një do të të jetë për disiplinën e Kick Boksit, një ndeshje për femrash, si dhe disa të tjera të karakterit amator.

Vemendjen më të madhe të këtij turneu pritet ta marrë ndeshja e peshave të rënda, aty ku do të ndeshet boksieri shkodran, Nelson Hysa, i cili do të ketë përballë anglezin Danny Williams. Për 18 herë kampionin e Shqipërisë, Hysa, kjo është ndeshja më e fortë që ai do të zhvillojë në karrieren e tij sportive, pasi përballë do të jetë nënkampioni i botës, pozicion që e ka provuar për pesë herë me radhë, ndërkohë që numëron tre tituj kampion në Angli në boksin profesionist duke u konsideruar si një ndër boksierët më të mirë të gjithë kohrave në Britaninë e Madhe. Por, më së shumti, fama e këtij boksieri në arenën ndërkombëtare ka të bëjë me atë që Danny Williams, është boksieri që ka mundur të famshin Majk Tajson.

Edhe pse CV-ja e kundërshtarit të tij është tejet e pasur, me përgatitjet serioze dhe shumë sistematike të periudhës së fundit, shkodrani Hysa, është mjaft optimist për ta kaluar me sukses këtë ndeshje, gjë që përmes Veriu Sport, ia premton tifozëve të shumtë që kanë rezervuar biletat e tyre për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje.

Përpos ndeshjes së Nelson Hysës, në ring do të ngjiten edhe boksierët e njohur shqiptar, kampionët Alban Beqiri dhe Ardit Murja, prej të cilët pritet një boksim dinjitoz me synim vetëm fitoren.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img