Sunday, November 24, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Dy barazime në javën e 17-të. Apolonia-Flamurtari 1-1 dhe dhe Lushnja-Tomorri 2-2

Lexo

Dy ndeshjet e sotme të javsë së 17-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Parë kanë regjistruar dy barazime. Në sfidën e luajtur në “Loni Papuçiu”, Apolonia dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë mes tyre, pasi sfida ka përfunduar në barazim 1-1.

Vlonjatët kalojnë të parët në avantazh me Ramadanin, por fierakët barazojnë nga pika e bardhë e penalltisë me portierin Harizaj, që në pjesën e parë. Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat, rezultati i kësaj sfide nuk ndryshon në minutat e mbetura. Flamurtari ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Apolonia mbetet në vendin e pestë në renditje me 27 pikë.

Lushnja shpërdoron një mundësi të mirë për të marrë tre pikë në shtëpi, pasi ndonëse ishte në avantazh të dy golave, nuk arrin që të mposhtë Tomorin. Përfundon 2-2 sfida mes fqinjve, që nisi shumë mirë për skuadrën e Maganit, që shënon 2 gola të shpejtë.

Miqtë nga Berati shkurtojnë diferencat në pjesën e parë me Gjonin, ndërsa Lila shënon golin e barazimit në pjesën e dytë. Nuk ka fitues edhe në “Roza Haxhiu”, pasi Lushnja-Tomori përfundon 2-2. Beratasit mbeten në vendin e fundit në renditje, ndërsa Lushnja ngjitet në kuotën e 19 pikëve.

Takimi tjetër i ditës së sotme mes Kastriotit dhe Bylisit nuk u luajt për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img