Sunday, May 19, 2024

Futsal- Vllaznia-Partizani, nesër, ora 16:00, në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”. Kapiteni kuqeblu, Senad Lekaj, fton tifozët të mbështsin skuadrën, dhe premton fitore

Lexo

Pas saj që përjetoi javën e kaluar në sfidën Vllaznia-Flamurtari, takim ky i mbyllur në barazim, 2-2, emocionet e sportit të futsalës rikthehen sërishmi këtë fundjavë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Vllaznia dhe Partizani do të ballafaqohen në kuadrin e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të futsallës, takim ky që konsiderohet edhe si më kryesori për këtë javë.

Për t’u theksuar është se në fazën e parë, të kuqtë e patën mundur Vllazninë me rezultat të thellë. Por, për kapitenin kuqeblu, Senad Lekaj, i cili në fakt nuk kë qënë prezent në atë ndeshje, këtë radhë është ndryshe, sepse Vllaznia është më e kompletuar duke garantuar fitoren e këtij dueli.

Në prononcimin e dhënë për këtë pragndeshje, Lekaj, bën të ditur se bazuar edhe në atë çfar dhanë një javë më parë në përballjen me Flamurtarin, skuadra kuqeblu është e karikuar dhe e bindur për fitore.

Krahas të tjerave, kapiteni i kuqebluve, Senad Lekaj, flet edhe për formën e mirë sportive që ai po paraqet gjatë kësaj periudhe, gjë ka bindur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Minifutbollit, për ta thirrur në ekipin kombëtar në ndeshjet ndaj Malit të Zi.

Ndeshja, Vllaznia-Partizani, e vlefshmë për javën e  katërt të kampionatit të Futsallës, luhet ditën e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 16:00, dhe përmes Veriu Sport, kapiteni Lekaj fton tifozërinë shkodrane ta mbështesin skuadrën në arritjen e fitores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img