Sunday, May 19, 2024

Përmbysje fantastike e Laçit, mposhtin Partizanin 1-2 në “Arenën e Demave”

Lexo

Laçi ka arritur të fitojë ndaj Partizanit me një përmbysje fantastike me shifrat 1-2, sfidë e luajtur në kryeqytet në “Arenën e Demave”.

Pjesa e parë ka folur për të kuqtë e Shehit, ku madje Partizani shënoi edhe golin e epërsisë që në minutën e 12-të. Mensah ia doli të mposhtë portierin Dajsinani, pas një koordinimi perfekt me kokë. Kurbinasit u përpoqën të reagojnë, goditja e Melos u ndal nga “gardiani’ Qirko. Të kuqtë “flirtuan” me golin në minutën e 41-të me Murataj, por pa mundur dot të dyfishojnë shifrat. Me rezultatin 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ishte si ana tjetër e monedhës. Laçi mori timonin e sfidës dhe ishte këmbëngulës për të shënuar. Kurbinasit ia arritën në minutën e 83’, ku Sobuejll barazoi rezultatin. Por atëherë kur nuk pritej, Tresa arriti të shënonte golin e fitores për kurbinasit në minutën e 96′.

Me këtë rezultat, Partizani vazhdon të renditet në vendin e dytë me 35 pikë, plot 8 pikë diferencë nga vendi i parë ku ndodhet Egnatia, në krahun tjetër, Laçi renditet në vendin e pestë, me 25 pikë dhe do të përballet me Teutën në shtëpi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img