Sunday, May 19, 2024

Futboll Kategoria e parë-Java e 20-të, katër duele interesante në fushën e lojës

Lexo

Edhe Kategoria e Parë ditën e sotme do të zbresë në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të të saj. 4 ndeshje mjaftë interesante dhe të rëndësishme janë në program,ndërsa të gjitha sfidat do të luhen në orën 13:30.

Korabi-Vora është një nga sfidat interesante që do të luhet ditën e sotme. Skuadra nga Peshkopia do të synojë rikthimin te fitorja,teksa përballë do të ketë ekipin e Klodian Arbërit që është forcë e 3-të në kampionat.

Bylis do të presë në shtëpi Apoloninë,me ballshiotët që vijnë si kryesues dhe ndaj fierakëve nuk duan hapa fals. Miqtë nga krahu tjetër kërkojnë 3 pikët për të “blinduar” vendin e tyre në “Play-Off”. Elbasani pas barazimit me Flamurtarin do të udhëtojë në transfertë për të kërkuar fitoren ndaj Tomorit.

Vendasit që duan një rezultat pozitiv për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Flamurtari-Burreli është sfida e fundit e ditës së sotme. Miqtë do të synojnë vazhdimësinë në Vlorë,ndërsa nga krahu tjetër kuqezinjtë nuk duan hapa fals në shtëpi për t’i vështirësuar objektivat e këtij sezoni.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img