Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot 3 ndeshjet e para të javës së 23-të: Egnatia-Laçi, Vllaznia-Teuta, Dinamo-Partizani

Lexo

Ditën e sotme 6 skuadra do të zbresin në fushën e blertë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 23-të të Superiores. Takime mjaft interesante janë në program për t‘u zhvilluar,teksa spektakli është i garantuar.

Do të luhet në akset Shkodër-Durrës-Rrogozhinë në 2 orare te ndryshme. Siparin e kësaj jave do ta “ngrejë” dueli mes Egnatias dhe Laçit. Kjo përballje do të luhet në orën 13:30 në “Egnatia Arena”.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues dhe pas barazimit me Partizanin ndaj kurbinasve do të luajnë vetëm për rezultat pozitiv,ndërsa nga ana tjetër bardhezinjtë gjithashtu morën 1 pikë ndaj Vllazninë dhe do të tentojnë fitoren në transfertë.

Në orën 17:00 do të luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Në “Niko Dovana” skuadra e Dritan Mehmetit pas dy fitoreve radhas synon vazhdimësinë. Ndërkohë nga ana tjetër Oges Shehi nuk dëshiron më hapa fals në garën për kreun e klasifikimit.

Paralelisht me derbin do të luhet edhe në Shkodër. Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi” Shkodranët pas dy barazimeve radhas synojnë rikthimin te fitorja,ndërsa “djemtë e detit” pas fitores me Skënderbeun shkojnë me moralin lart në Shkodër.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img