Në ndeshjet e javës së 26 në Kategorinë e Parë,Bylis u mposht në transfertë me rezultatin 0-1 nga Burreli. Një gol i Farrukut në minutën e 43 u mjaftoi vendasve për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për llogaritë e klasifikimit. Pas kësaj fitoreje, Burreli mban vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Bylis mbetet i dyti me 58 pikë, dy më pak se Elbasani kryesues.
Verdheblutë nuk mundën të krijonin një shkëputje duke qenë se u ndalën në transfertë nga Kastrioti në një barazim 2-2. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede kaloi dy herë në avantazh,por krutanët ditën të reagonin dhe të merrnin një pikë. Pas këtij barazimi,Kastrioti mban vendin e nëntë me 27 pikë.
Ndërkohë edhe Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Korabit. Madje,vlonjatët rrezikuan ta humbisnin sfidën pasi ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Markun në minutën e 67. Gjithsesi,kuqezinjtë reaguan dhe gjetën rrugën e rrjetës nëntë minuta më vonë me Dalanajn.
Pas këtij barazimi,Flamurtari renditet në vendin e tretë me 47 pikë ndërsa Korabi mban vendin e gjashtë me 37 pikë. Në ndeshjet e tjera,Besa fitoi me Luzin me shifrat 4-1,ndërsa Apolonia mposhti 2-1 Tomorin.
Fatos LAMAJ