Saturday, April 27, 2024

(Video) “Futbolli na bashkon”/ FSHF mirëpret fëmijët specialë të qendrës “Xhonatan”

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti ditën e sotme disa vizitorë të veçantë dhe specialë. Nën moton “Futbolli na bashkon” fëmijët e qendrës “Xhonatan” vizituan ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe përjetuan një ditë ndryshe.

Në një atmosferë emocionuese dhe shumë të bukur, dita në “Shtëpinë e Futbollit” për fëmijët e qendrës “Xhonatan” nisi në fushë, teksa zhvilluan disa lojëra të ndryshme me top, por edhe vrapime mes njëri-tjetrit.

Më pas fëmijët specialë kanë vizituar muzeun në ambientet e brendshme të FSHF-së,  ku janë njohur edhe me historinë e futbollit shqiptar. Në fund fëmijët specialë u pajisën me disa dhurata që FSHF kishte përgatitur për to.

Ky nuk ishte bashkëpunimi i parë me qendrën “Xhonatan” pasi edhe më parë FSHF i ka mirëpritur fëmijët specialë, ku janë takuar edhe me futbollistët e Kombëtares shqiptare

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img