Nuk ka pushim as per skuadrat e Kategorise se Pare. Ekipet do te zbresin menjehere ne fushen e lojes per te luajtur edhe sfidat e javes se 3-te te saj,qe do te zhvillohen ne dy dite.
Te dielen eshte parashikuar te luhen 4 takime, te gjitha ne oren 16:00. Luzi dhe Korabi do te sfidohen per piket e para ne kampionat,ndersa vijne ne kete perbalje me vetem nga 1 pike.
Nje duel interesant do te jete sfida mes Bylis dhe Tomorit. Ballshiotet vijne me pike te plota,ndersa nga krahu tjeter beratasit kan grumbulluar 4 pike ne 2 sfida.
Do te perplasin “briret” per fitoren edhe dy skuadrat pretendente per Superioren, por kete sezon nuk e kan nisur siç duhet. Kastrioti pret Flamurtarin ne nje duel qe pritet te jete mjaft i luftuar.
“Dhemb per dhemb” do te luftojn edhe Apolonia me Besen. Fieraket kan siguruar 6 pike ne 2 jave,ndersa kavajasit vijne pas fitores spektakolare me Lushnjen. 4 duele qe do te mberthejn tifozet diten e diele.
Nderkohe te henen do te zhvillohen dy sfidat e mbetura. Po ne oren 16:00 ne fushe do te zbresin 4 skuadrat. Vora pret Burrelin, dhe djemte e Artan Mergjyshit do te synojn te rikthehen te firtorja ne kampionat pas humbjes me Elbasanin, ndersa do te tentojn te jen ne vendet e para ne tabelen e klasifikmit.
Gjithashtu edhe Elbasani do te luaj ndaj Lushnjes. Nevil Dede udheton ne transferte dhe do te synoj fitoren e dyte rresht ne kampionat.
Fatos LAMAJ