Saturday, May 18, 2024

Renditja e Superiores pas javës së tretë. Tirana në krye me 7 pikë e ndjekur nga Skëndërbeu dhe Egnatia me 6 pikë, Vllaznia me 5 pikë. Kukësi i fundit me 0 pikë

Lexo

E luajtur në tre ditë, e mërkurë, e enjte dhe e premte, java e tretë e kategorisë Abissnet Superiore është mbyllur sot me ndeshjen e fundit në program, atë Laçi-Teuta, takim që u fitua nga kurbinasit me shifrat e thella, 6-1.

Pas kësaj ndeshjeje merr formë të plotë tabela e klasifikimit, ku kryesues është ekipi bardheblu i Tiranës me 7 pikë duke spostuar korçarët që kryesonin në dy javët e parë në vendin e dytë me 6 pikë në dispozicion. Po me 6 pikë, por me golaverazh më të dobët Egnatia e Rrogozhinës.

Barazimi në shtëpi me Partizanin i kushtoi Vllaznisë së Shkodrës duke u spostuar në vendin e katërt me 5 pikë, por që bën pjesë në katër skuadrat më të mira, të cilat në bazë të formulës së FSHF-së, nëse qëndrojnë në këto pozicione deri në mbyllje të fazës së dytë, luajnë në fazën finale.

Partizani me një ndeshje më pak që do ta luajë kundër Teutës, renditet në vendin e pestë me 4 pikëv, po aq sa edhe Laçi, i ndjekur nga Dinamo me 3 pikë, Erzeni 2 dhe Teuta 1. Tabelën e klasifikimit të kategorisë Superiore e mbyll Kukësi me 0 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img