Sunday, November 24, 2024

Futboll Kupa e Shqipërisë/Gjysëmfinalja, Vllaznia-Laçi, sot ora 16.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kupa e Shqipërisë, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar pas atij të Kampionatit, luan sot dy ndeshjet gjysmëfinale. Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skenderbeu, janë çiftet gjysëmfinaliste, që të dyja këto dy sfida luhen në të njëjtën orë, 16.00.

Natyrisht, përballja e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Laçit paraqet interes të veçantë, një duel ky që është i pranishëm edhe në Kampionat në garën për titullin kampion. Jo më larg se e shtuna e kaluar dueli i tyre regjistroi një barazim 0 me 0 në stadiumin e Laçit në një ndeshje që i pati të gjitha përpos golit që mungoi.

Ndryshe nga kampionati, sot nuk vlen barazimi, sepse falë situatës së pandemisë, formula e FSHF-së për këtë sezon ka qënë me një ndeshje teke për të fiksuar skuadrën që shkon në finale. Që do të thotë, se edhe nëse ka barazim në kohë të rregullt, luhet shtesa dhe nëse përsëri ka barazim, gjuhen penalltitë.

Nga sa mësohet, sfida e Shkodrës, Vllaznia-Laçi do të gjykohet nga ndërkombëtari Juxhin Xhaja duke pasur si asistent Ridigert Çokaj e Dojando Myftari. Gjyqtar ndërkombëtar do të ketë edhe sfida tjetër e Durrësit, Teuta-Skenderbeu, me Enea Jorgjin kryesor dhe Rejdi Avdon dhe Nertil Bregasin, anësor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img