Saturday, July 27, 2024

Futboll Kupa e Shqipërisë-Sot tetë përballje të fazës së 1/16-ave. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:30

Lexo

Kupa e Shqipërisë vijon garën,teksa ditën e sotme do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Gjithsej do të luhen tetë takime dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00.

Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante,ku garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abisnet Superiore”,Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës,ndërsa blutë me Orikun.

Në takimet e tjera të kësaj faze luhen duele të forta edhe nga Kategoria e Parë,si Bylis-Vora,Kastrioti-Elbasani,Flamurtari-Burreli,Tomori-Lushnja,Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme,pasi ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e “Abisnet Superiore” për sezonin 2022-2023 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë:Partizani,Tirana,Egnatia,Vllaznia,Laçi,Teuta,Kukësi dhe Erzeni,ndërsa edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje. Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me 2 takime.

Kupa e Shqipërisë Turi 1/16 ora 13:00

Bylis-Vora

Kastrioti-Elbasani

Skënderbeu-Turbina

Dinamo-Oriku

Flamurtari-Burreli

Tomori-Lushnja

Korabi-Besa

Apolonia-Luzi 2008

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img