Saturday, May 11, 2024

Futboll Moshat-Dy fitore dhe dy humbje për ekipet e Akademisë Futbollit Vllaznia për javën e 7-të të kampionatit

Lexo

Dy fitore dhe dy humbje, është bilanci i ekipeve të Akademisë së Futbollit Vllaznia për javën e shtatë të Kampionatit Kombëtar të Moshave. Fioret janë realizuar në shtëpi nga ekipet U-17 dhe U-19 duke mundur ekipet mysafire të Teutës së Durrësit. Ndërkohë, dy humbjet janë pësuar në transfertë nga ekipet, U-14 dhe U-15.

Tetë gola janë realizuar në stadiumin “Reshit Rusi”, 4 në ndeshjen e 17 vjeçarëve që fituan 4-0 ndaj Teutës dhe tre në ndeshjen e 19-të vjeçarëve, të cilët dolën fitues me rezultatin 3-1 po ndaj ekipit bregdetar durrsak.

Të parët ishin futbollistët e ekipit U-17, të cilët të drejtuar nga trajneri Gilman Lika dominuan të gjithë takimin, ku përpos rasteve të tjera të shumta për shënim, katër golat e realizuar në këtë ndeshje mbajnë autorësinë e futbollistëve,  Aris Ara, Gerand Kubazi, Xhoel Hajdari, Jozef Marashi.

Një fitore kjo shumë e rëndësishme për Vllazninë U-17, pasi duke mundur një rival direkt që krysonte tabelën e klasifikimit, arrijnë të marrin kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me durrsakët, nga 14-të të tilla.

Menjëherë, pas ndeshejs së 17-vjeçarëve në fushën e “Reshit Rusit” kanë zbritur ekipet e 19-të vjeçarëve, ku ashtu siç kishte premtuar në prononcimin e dhënë në prag të ndeshjes trajneri Edmond Doçi ka dalë e fituar në këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Për fitoren e skuadrës kuqeblu kanë menduar Leandro Matija dhe Kevin Dodaj, i pari me një gol dhe i dyti me dy të tillë. Gola këto që kanë bërë të pavlefshëm një të tillë realizuar nga skuadra mysafire nga Durrësi me autor Demircani.

Lënia e disa pikëve, mes të cilave edhe nga problematika e gjykimit, siç ishte ndesha e javës së kaluar në transfertën e Laçit, kanë ndikuar që Vllaznia U-19 të jetë aktualisht në vendin e pestë, me 10 pikë të grumbulluara.

Sa i takon dy ekipeve të tjera të Akademisë Vllaznia, U-14 dhe U-15, të cilët këtë javë kanë luajtur në transfertë përballë ekipeve të Akademisë Internacional Tirana, ato i kanë mbyllur me humbjen ndeshjet e tyre duke pësuar 8 gola në kryeqytet. Ekipi U-14 me trajner Arben Parmeza është mundur me rezultatin 3-0, ndërkohë që ekipi Vllaznia U-15 me trajner Fatjon Hasani është mundur me rezultatin 5-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img