Friday, May 3, 2024

Botërori “Katar 2022”. Prishet tradita. Kombëtarja vendase e nis me humbje, e mund Ekuadori 0-2. Vendosin dy golat e Valencias

Lexo

Katar-Ekuador 0-2

(Shënues: Valencia 16’(p), 31’

Botërori “Katar 2022” ka nisur me një të veçantë. Në ndryshim nga kompeticionet e mëparshme, ku skuadrat vendase, organizatore të aktivitetit, e nisnin me fitore, ose më e pakta me barazim, sot, kjo nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Këtë traditë e ka prishur kombëtarja e Ekuadorit, e cila ka sfiduar Katarin në shtëpinë e tij. Një fitore e merituar e Ekuadorit, jo vetem me dy golat mjeshtrorë të Valencias të minutave 16-të dhe 31-të, i pari me penallti, por edhe me një epërsi totale në fushën e lojës. Madje, edhe me një gol tjetër të shënuar që në minutën e tretë të ndeshjes, por çuditësht i anuluar nga sistemi VAR, kur në fakt në pamjet filmike nuk është se konstatohet ndonjë parregullsi. Fillimisht u mendua se VAR kishte konstatuar një faull në sulm të futbollistëve të Ekuadorit, dhe më pas një vijë e paraqitur në kufijtë e milimitrave të sulmuesit mik, mjaftoi për të mos u ndëshkuar vendi organizator.

Por, 13-të minuta më vonë, VAR, nuk kishte forcë të anulonte penalltinë e dhënë në favor të Ekuadorit dhe realizimin perfekt, plot qetësi dhe profesionalizëm të Valencias. 0 me 1 për Ekuadorin me golin e parë të shënuar në këtë botëror me firmën e Valencias.

Disvantazhi pritej të nxiste vendasit e Katarit për të rritur presionin në portën e Ekuadorit. Por, loja pa ide dhe forcën e duhur bën që Katar të ndëshkohet përsëri. Është, po ai, i njëjti, Valencia, më i miri në fushën e lojës, që një top të krosuar në zonë, e godet mjeshtrit duke e dërguar direkt në rrjetë.

Është minuta e 31-të. 0-2, për Ekuadorin, dhe këtu mbyllet gjithçka përpara kohe. Kjo, sepse minutat në vazhdim të pjesës së parë, por edhe ato të së dytës nuk ndryshojnë asgjë duke lënë në fuqi avantazhin e Ekuadorit që fiton të gjithë ndeshjen 0-1.

Fitore e merituar kjo për Ekuadorin, i cili jep sinjale serioze si kandidat kryesor për kualifikimin në grup. Ndërkohë, që për Katarin, humbja e ndeshjes së parë, por më tepër edhe niveli i dobët që paraqet në fushën e lojës, janë tregues që do ta ketë të vështirë të ecë më tej se sa ndeshjet në grup.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img