Monday, April 29, 2024

Futboll Moshat-Goli i Aldo Medhes, regjistron fitoren e parë në kampionat për Vllazninë U17. Mund 1-0 Akademinë e Tiranes në “Reshit Rusi”

Lexo

Vllaznia U17-Akademia e Tiranës U17  1-0(Shënues: Aldo Medha 71’) 

Vllaznia: U17:Gerbeti, Lilo, Kapllanaj, Kthupi, Bushati, Kraja,Ymeraj, Bushaj,Nikaj, Prendi, Ivziku. Trajner: Ersi Çaku 

Internacional: U17:Hasani,Bodini,Kasemllari,Lushaj,Sela,Vathi,Shyti,Vogli,Sulku,Çuni,Muça. 

Gjyqtare: Eglantina Pjetrushaj, Renis Vukaj, Rigers Çuni(Lezhe). Delegat: Ridvan Kulli(Lezhe) 

17 vjeçarët e Akademisë së Futbollit Vllaznia të drejtuar nga trajneri Ersi Çaku kanë regjistruar fitoren e parë të tyre në kampionatin e ri 2023-2024. Kjo ndodhi sot, kur në kuadrin e javës së dytë të kampionatit, Vllaznia priti në shtëpi ekipin privat kryeqytetas, Akademia e Futbollit me drejtues trajnerin e kombëtares Alban Bushi.

Pas javës së parë të luajtur në transfertë me Shkëndinë e Tiranës, të cilën e humbën me rezultatin 3-1, java e dytë e ballafaqonte skuadrën kuqeblu përpara tifozërisë së saj duke pasur përballë një ekip të fortë si Akademia e Futbollit Tirana.

Ndaj, për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku dilte si detyrë parësore fitimi tre pikësh në këtë sfidë. Dhe, në fakt, ashtu ndoshi, kur djemtë kuqeblu bënë një paraqitje mjaft të mirë.

Gerbeti, Lilo, Kapllanaj, Kthupi, Bushati, Kraja,Ymeraj, Bushaj,Nikaj, Prendi, Ivziku ishin të besuarit e professor Çakut nga minuta e parë e kësaj ndeshje të luajtur paraditen ne së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Një pjesë e parë me episode interesante në të dy portat respektive, ku më epërsia dhe presioni më i madh ishte në anën e Vllaznisë, e cila kërkonte me këmbëngulje golin e avantazhit.

0 me 0 mbyllet pjesa e prë, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë është edhe më i bukur. Kjo edhe për meritë të Vllaznisë, e cila shumëfishon forcat sulmuese në kërkim të golit të avantazhit, të cilin e arrin në minutën e 71-të me anë të futbollistit të talentuar Aldo Medha, i cili pas një goditje mjeshtrore e dërgon topin me kokë në rrjetën kundërshtare.

Kaq ka mjaftuar, dhe minutat në vazhdim janë të tëra të administruara me kujdes nga ana e Vllaznisë, e cila me rastet e krijuara edhe mund ta dyfishonte rezultatin.

Gjithësesi një fitore kjo e merituar e 17 vjeçarëve të drejtuar nga trajneri Çaku. Fitore kjo që u përshëndet edhe nga e gjithë kupola e KF Vllaznia e cila e ndoqi të gjithë ndeshjen nga minuta e parë deri në fund duke dëshmuar angazhimin dhe seriozitetin e duhur për ekipet e grupmoshave të klubit kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img