Monday, April 29, 2024

“Tërmet 7 ballësh” në “Reshit Rusi”, Vllaznia U19 mund Internacional të Tiranës, 7-0. Shënues: Dodaj(3), Halili(2), Kubazi, Zaganjori nga 1

Lexo

Vllaznia U19-Internacional U19

(Shënues: Kevin Dodaj 14’ 85’ 90’ (p),  Klajti Halili 23’ 55’, Gerald Kubazi 59’, Ersi Zaganjori 73’)

 

Për Vllazninë U-19, dy javët e para të Kampionatit të Superligës së Moshave kanë qënë në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij Malvin Macerovi ka regjistruar dy fitore radhazi duke shënuar 12 gola, 5 në transferten e Ballshit ndaj Bylisit vendas dhe 7 sot ndaj Akademisë Internacional të Tiranës.

Sfida e javës së dytë e luajtur mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ishte menduar të ishte ndryshe, me një rivalitet më të madh, sepse edhe kundërshtari është i tillë, pasi bëhet fjalë për Akademinë e futbollit Internacional të Tiranës, një klub privat i mirëorganizuar me drejtues ish futbollistin e kombëtares, Redi Jupi.

2 me 0 për Vllazninë mbyllet pjesa e parë në sajë të golave të shënuar nga Kevin Dodaj dhe Klajti Halili. Një rezultat ky e mban në lojë skuadrën nga kryeqyteti, e cila me fillimin pjesës së dytë jep sinjale pozitive duke tentuar të gjejë sa më shpejt një gol morali.

Por, goli i Halilit dhjetë minuta nga nisja e kësaj pjese e çon në 3 me 0 avantazhin e Vllaznisë. Nuk vonojnë edhe dy gola të tjerë të shpejtë me autor Gerald Kubazin dhe Ersi Zaganjorin që duke e thelluar avantazhin në 5-0, shuajnë çdo shpresë të miqve, të cilët gjithësesi nuk hezitojnë të kundrasulmojnë rrezikshëm duke gjetur në gatishmëri portjerin Juka.

Për të shtuar gradiacionin e një “tërmeti” që ka nisur të shkundë portën e Internacionalit mendon talenti Kevin Dodaj, i cili me dy golat e tij të shënuar përkatëssht në minutat 85-të dhe 90-të e çon në “7-të ballësh, tërmetin” që shkundë skuadrën kundërshtare.

Fitore kjo që i mban kuqeblutë në vendin e parë të tabelës së klasifikimit të Superligës së Moshave U-19 me 6 pikë të plota duke deklaruar hapur se ky është sezoni i tyre, jo vetëm për fitore dhe nxjerrjen e elementit cilësor, por edhe për të bërë të tyrin titullin kampion duke fituar të drejtën e konkurimit në Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img