Monday, November 25, 2024

Futboll Moshat-Kombëtarja U17 kualifikohet në “Elite Round”. Duka: Një tjetër sukses historik i futbollit shqiptar!

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 në futboll është kualifikuar në fazën e grupeve të Europianit 2023, ose siç etiketohet ndryshe “Elite Round”. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku, që bënte pjesë në Grupin 7, u thye vetëm nga Kroacia, ndërsa arriti të fitojë përballë Suedisë dhe të marrë një barazim ndaj Uellsit, një kundërshtari mjaft të fortë. Shqipëria ka arritur të grumbullojë 4 pikë, po aq sa Kroacia duke u pozicionuar në vendin e tretë, diktuar nga ndeshja direkte, ndërsa në vendin e parë është Uellsi me 5 pikë.

Dy vendet e para kalojnë automatikisht, por me 13 grupe në total më tej do të vazhdojnë dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta. Shqipëria është e dyta në klasifikim pas Sllovakisë si e treta më e mirë, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy grupe pa dhënë verdiktin përfundimtarë. Në çdo rast, kur më tej vazhdojnë katër skuadra të treta, Shqipëria e ka siguruar matematikisht kualifikimin.

Suksesi në fjalë është pritur me shumë entuziazëm në qarqet sportive të Shqipërisë, përfshirë edhe kreun e Fedederatës Shqiptare të Futbollit. Vetë president ii FSHF-së, Armand Duka, e konsideron kualifikimin në “Elite Round” të 17 vjeçarëve kuqezi, si një tjetër sukses historik i futbollit shqiptar.

“Kualifikimi i kombetares se 17 vjecareve nje tjeter sukses historik i futbollit Shqiptar ne kete vit 2022.  Sukses i merituar i djemeve te talentuar te Kombëtares 17 vjeҫare të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023. Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit europian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia. Tre ndeshje shumë positive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeҫare që po bëhet me futbollin e moshave.  Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi. Shumë urime ҫuna!”, shkruan Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një postim përcjellë në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img