Wednesday, May 8, 2024

Partizani i papjekur, Vllaznia humbi dy pike-Analiza e Shkëlqim Muçës për javën e dhjetë të Superiores

Lexo

“Duhet pjekuri, është ekip elite”. Shkëlqim Muça nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të analizuar skuadrën e Partizanit në këtë javë të 10-të të Superiores, pas humbjes 3-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias. Ndërkohë, që nuk ka munguar analiza dhe për ndeshjet e tjera gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH.

Humbja e Partizanit – “Ekipi nuk funksionoi në tërsi, jo një apo dy lojtarë. Nuk ishte i përqëndruar si në ndeshjet e tjera, sidomos në mbrojtje ku kishte gabime amatore, aq më tepër që gaboi lojtari kryesor i skuadrës(Bitri). Partizani bëri një ndeshje nën nivelin e tij. Egnatia është një ekip i organizuar, shfrytëzoi ato gabime të kundërshtarit dhe fitoi. Partizani është një ekip i papjekur. Nga fitorja me Teutën dhe ndeshja me Egnatian tregon papjekuri tek lojtarët. Duhet pjekuri, sepse është ekip elite. Oshilacionet tregojnë se nuk ka pjekuri, nuk ka kimi mes lojtarëve. Nuk shikoj bashkëpunim mes mbrojtësve”.

Suksesi bardheblu – “Tirana nuk është se po dominonte deri në momentin e kartonit. Edhe Kukësi po bënte lojën e tij. Më pas humbi ekuilibri numerik. Por Tirana kishte një marsh më shumë, ka më shumë cilësi. Ishte një gabim i pafalshëm për lojtarin e Kukësit që u ndëshkua në një zonë jo të rrezikshme dhe loja nuk kishte ndonjë agresivitet”.

Barazimi në “Loro Boriçi” – “Erzeni që në fillim tregoi shenja se kishte mbërritur në Shkodër për të marrë diçka. Bëri lojë që në fillim,  por Vllaznia ka cilësi, shënoi dy gola. Por goli i dytë e goditi, sepse mendoi se e fitoi ndeshjen. Goli i parë i Erzenit i vuri nën presion shkodranët. Më pas erdhi dhe barazimi, Vllaznia humbi dy pikë”.

Kastrioti e meritoi – “Bylisi nuk bëri lojën që ka bërë herët e tjera. Kishte agresivitet brenda, Kastrioti e ka këtë. Krutanët kur shënojnë është e vështirë ti godasësh. Nuk është se vodhi ndonjë gjë, e meritoi fitoren. Për Bylisin, duhet parë kjo situatë, luaj mirë dhe duke u marrë me arbitrat”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img