Saturday, October 12, 2024

Të premten starton java e 14-të, Kukësi pret Vllazninë kryesuese në “Elbasan Arena”, kuqeblutë me oreks fitoreje

Lexo

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë ndaj Kukësit në transfertë, ballafaqim ky që i përket javës së 14-të të Superiores së futbollit shqiptar. Ashtu si të premten e kaluar ku hapi javën e 13-të me sfiden Vllaznia-Teuta, edhe në këtë premte, kuqeblutë do të hapin javën e 14-të me takimin Kukësi-Vllaznia. Sfida në fjalë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” që është me këtë rast fusha pritëse për kuksianët dhe do të nisë në orën 18.00.

Rivaliteti

Vllaznia vjen në këtë ndeshje në momentin e saj më të mirë duke qënë kryesuese me meritë e kampionatit me 9 pikë pikë diferencë nga tre skuadrat e vendit të dytë, Partizani, Laçi, Teuta dhe ballafaqimi në fjalë është një sprovë tjetër e vështirë për mbajtjen e këtij pozicioni nga ana e kuqebluve. Nga ana tjetër, një sprovë po aq e vështirë dhe e rëndësishme është kjo ndeshje edhe për kuksianët, të cilët të gjendur 12 pikë pikë pas Vllaznisë, së bashku edhe me Tiranën, Kastriotin, u kërkohet patjetër fitorja tre pikëshe për të rikuperuar pikët e lëna gjatë javëve të mëparshme.

Përgatitjet

Është kjo arsyeja, që Kukësi-Vllaznia përbën padyshim kryendeshjen e kësaj jave dhe ku të gjithë presin spektaklin e radhës. Referuar përgatitjeve që kuqeblutë po bëjnë për këtë ndeshje duhet thënë se reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit në Shkodër e kanë detyruar skuadren të stervitet në salla të mbyllura si në fushën me bar sintetik të “Reshit Rusit”.

Mungesat

Përpos kësaj, një problem në mund ta quajmë kështu për stafin teknik të kryesuar nga trajneri Thomas Brdariç është mungesa e tre titullarëve për ndeshjen e radhës. Bëhet fjalë për kapitenin Gurishta, kartoni i verdhë i të cilit marrë në limitin e takimit javën e kaluar me Teutën ishte i katërti duke e skualifikuar për ndeshjen e radhës me Kukësin. Një tjetër mungesë e rëndësishme është edhe ajo e Ardit Hoxhajt, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, edhe ai i penalizuar nga kartonët, por në rastin konkret ka të bëjë me ngjyrën e kuqe pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Pjeshkës të premten e kaluar në “Loro Boriçi”. Ndërsa mungesa e tretë lidhet me brazilianin Viktor Da Silva, i cili realisht ka javë të tëra që vazhdon të vuajë një dëmtim fizik dhe që për stafin mjekësor, ai akoma nuk është gati të zbresë në fushën e lojës.

Besimi për fitore

Mungesa këto të rëndësishme, por me kontigjentin që skuadra ka në dispozicion , stafi teknik ka marrë masat e duhura për zëvëndësishmin e tyre dhe sipas deklaratave zyrtare nga kampi kuqeblu, edhe kjo ndeshje pritet të kalohet me sukses të plotë ashtu si edhe të tjerat dhe Vllaznia të vazhdojë kryesimin e kampionatit duke iu drejtuar realizimit të objektivit madhor, fitimit të titullit kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img