Futboll Moshat-Superiore U-17/Zgjohet Vllaznia, mund Partizanin në transfertë, vetëm 2 pikë larg zonës Play Off

Ndonëse gjatë ecurisë së këtij sezoni futbollistik, Vllaznia U-17 paraqiti një skuadër zhgënjyese në lojë dhe rezultat duke humbur çdo shpresë për renditjen në katër ekipet më të mira të zonës Play-Off, javët e fundit ka një zgjim surprizë nga kjo skuadër. Sidomos me fitoren në transfertë të javës së 24-të ndaj Partizanit, skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi dhe Nefail Zhejani ka shtuar jashtë mase shpresat e realizimit të objektivit për t’u përfshirë në katër ekipet më të mira të zonës Play-Off dhe më pas, pse jo për të luftuar edhe më tej drejt trofeut.

Spektakël kuqeblu është konsideruar ajo çfarë paraqitën 17 vjeçarët e Vllaznisë në përballjen me Partizanin në transfertë. 4 gola, njëri më i bukur se tjetri ka dhuruar kjo ndeshje, ku që të katër janë pronë e Vllaznisë. Autorët që tundën rrjetën e Partizanit janë Matija në minutën e 10’, Zaganjori në të 40’, Cungu me panallti në të 87’, ndërkohë që goli i dytë në portën e Partizanit ka ardhur me një autogol të të kuqve me autor Vidrica në minutën e 33’.

Vllaznia U-17 në këtë ndeshje aktivizoi këtë formacion: Jukaj, Maliqi(Brahimi 80’), Repaj, Cungu, Boshti, E. Selmani(Gjolaj 71’), Talani(Gjondreka 61’), Matija9’ Palali 58’), Dodaj, Zaganjori, Muhaj. Trajner Brikeno Bizi.

Me këtë fitore, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 22 pikëve duke mbajtur vendin e pestë, vetëm dy pikë më pak se sa Tirana e vendit të katërt, ndërkohë që Grupin A e kryeson Shënkolli, Shkëndija e Tiranës dhe Internacional me nga 35, 30 dhe 29 pikë.

Kalendari për javën e 25-të ofron një përballje shumë të fortë për Vllazninë U-17, pasi do të përballet me ekipin kryesues të kampionatit, Shënkollin, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës” duke filluar nga ora 11.00.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu