Saturday, April 27, 2024

Futboll Moshat-Superiore U-17/ Ndeshja e prapambetur, KF Shkodra-Shënkolli, barazim 1-1

Lexo

17 vjeçarët e KF Shkodra  që konkurojnë në Kampionatin Kombëtar të moshave të kategorisë Superiore zhvilluan këtë mesjavë ndeshjen e prapambetur duke pritur në shtëpi ekipin e Shënkollit. Ballafaqimi në fjalë i luajtur në fushën sportive të Barbullushit u karakterizua me një rivalitet të fortë nga fillimi deri në fund. Pas një pjese të parë 0 me 0, në të dytën janë miqtë nga Shënkolli që shënojnë të parët në minutën e 60’ me anë të Kevin Lekajt. Avantazhi i shënkollasve të drejtuar nga trajneri Klajti Reçi nuk zgjat shumë, sepse pas vetëm gjashtë minutash është Art Bisha që shënon për ngjyrat e Klubit Shkodra duke e barazuar rezultatin në 1 me 1, rezultat ky që qëndron në fuqi deri në mbyllje të krejt takimit duke fiksuar barazimin 1 me 1.

Më herët, të dielën e kaluar, KF Shkodra U-17 luajti në transfertë ndeshjen e javës së 24 përballë Shkëndisë së Tiranës. Ndeshje kjo që u fitua nga ekipi vendas me rezultatin 3-0 ku për vendasit golat u shënuan nga Laçka, Troksi dhe Krasniqi, përkatësisht në minutat 11’, 46’, 87’. Në këtë ndeshje, trajneri i Vllaznisë U-17 Bujar Celufaj aktivizoi në formacion këto futbollistë: Lujkaj(Shegaj 73’), Gonaj(Agraja 69’), Gjelaj, Biusha, Cini, Hoxhaj(Guri 70’), Hasani, Kola, Mali, Shaba, Zaganjori. Trajner B. Celufaj

Pas javës së 24-të, KF Shkodra U-17 renditet në vendin e shtatë me 18 pikë po aq sa ka edhe Laçi, duke lënë pas në klasifikim ekipet e Partizanit dhe Shkëndisë së Durrësit.

Grupin A të Superiores U-17 e kryeson Shënkolli me 35 pikë i ndjekur nga Shkëndija e Tiranës me 30 pikë dhe Internacional me 29 pikë.

Për javën e 25-të të kategorisë Superiore U-17, KF Shkodra pret në shtëpi Internacional, ndeshje kjo që do të luhet ditën e shtunë ora 11.30 në fushën sportive të Barbullushit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img