Friday, March 29, 2024

Futboll moshat U-17 Vllaznia mund Laçin 5-2, shënues Kodra dhe Zaganjori nga 2 dhe Boshti

Lexo

Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Denis Zmijani ka fituar ndeshjen e radhës të Kampionatit Kombëtar të Futbollit duke mundur Laçin me rezultatin 5 me 2. Ndeshja në fjalë e vlefshme për javën e shtatë të kategorisë Superiore është luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës duke prodhuar plot 7 gola. Për skuadrën kuqeblu më të spikaturit kanë qënë Kodra dhe Zaganjori, të cilët shënuan nga dy gola secili, ndërkohë që goli tjetër ka për autor Boshtin.

Referuar kronikës së lojës duhet thënë se të parët kanë kaluar në avantazh miqtë kur Xheka tund rrjetën kuqeblu në minutën e 22-të, ndërkohë që Kodra shënon në minutën e 32-të duke e barazuar rezultatin në 1 me 1. 7 minuta më pas është Boshti që shënon përsëri për vendasit duke e mbyllur pjesën e parë me fitoren e Vllaznisë 2 me 1. Në të 51-tën minutë të pjesës së dytë, Kodra shënon golin e dytë personal dhe të tretin për kuqeblutë që pasohet nga Xheka për miqtë në të 62-tën nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati ngushtohet në 3 me 2 për Vllazninë duke dhënë sinjale për hapje të takimit për miqtë, por i këtij mendimi nuk është futbollisti kuqeblu Ersi Zaganjori që duke duke shënuar dy gola njëri pas tjetrit, përkatësisht në minutat 73 dhe 88-të, mbyllë të gjithë ndeshjen me fitoren e Vllaznisë 5 me 2. Fitore kjo që e ngre Vllazninë U-17 në vendin e shtatë me shtatë pikë të grumbulluara.

Në takimet e tjera të kësaj jave për grupin A U-17 ku bën pjesë edhe Vllaznia, Shënkolli ka mundur KF Shkodra me rezultatin 2 me 0. Autorë të golove për shënkollasit janë Aurel Marku dhe Rrapi në minutat 8 dhe 36-të. Me këtë fitore, Shënkolli U-17 me trajner Klajti Reçi vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit të grupit A.

Po për llogari të këtij grupi ishin edhe takimet, Tirana-Internacional T që u mbyllë në barazim 0-0 dhe derbi mes dy Shkëndijave, të Tiranës dhe të Durrësit, ku fitues doli ajo e Tiranës me rezultatin 1 me 4.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img