Wednesday, November 6, 2024

Fitorja e radhës për Vllazninë U-19, mund Laçin 4-2 dhe vazhdon kryesimin e kampionatit

Lexo

19 vjeçarët e Akademisë së Futbollit Vllaznia nuk dinë të ndalen. Pas fitores së thellë javën e kaluar në derbin shkodran duke mundur KF Shkodra thellësisht 0 me 5, sot ato kanë mundur Laçin me rezultatin 4 me 2. Sfida, Vllaznia – Laçi U-19 u zhvillua sot në fushën sportive “Reshit Rusi” menjëherë pas asaj të mëparshmes, Vllaznia-Laçi për U-17 që përfundoi 5 me 2 për kuqeblutë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani dhe Gjon Kola ka qënë dominuese e të gjithë takimit, ku më së shumti ka spikatur loja sulmuese në minutat e para të ndeshjes ku në harkun kohër të 22 minutave shënuan tre herë në portën mike. Konkretisht, ishte Delaj që hapi serinë e golave për Vllazninë që në minutën e 14-të, për të vijuar më pas në të 18-tën me Alivodën dhe Muliun në minutën e 22-të. 3 me 0 për Vllazninë mbyllet pjesa e parë e kësaj ndeshje, ndërkohë që ky rezultat qëndron në fuqi deri nga fundi i takimit, kur në të 83-tën minutë është Stafa për laçjanët që shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 5 minuta më pas shënon edhe Grimci dhe avatazhi i Vllaznisë ngushtohet në 3 me 2 duke i dhënë shpresa miqve për të kërkuar golin e barazimit. Por, këtij aknthi i jep fund futbollisti shkodran Filipi, i cili duke shënuar golin e tij në minutën e 91-të, fikson shifrat 4 me 2 për Vllazninë. Tre pikësh ky mjaft i rëndësishëm për skuadrën kuqeblu, e cila pas javës së shtatë  vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit tashmë në kuotën e 19 pikëve.

Një tjetër ndeshje interesante e grupit A për kategorinë Supëriore U-19 ishte edhe ajo e luajtur në Shënkoll mes ekipit vendas dhe KF Shkodra mysafirë. Shënkolli që drejtohet nga trajneri shkodran Haris Lika ka fituar me rezultatin 3 me 0, ku autorë të golave janë Marku, Përgjoni dhe Macaj, përkatësisht në minutat 39, 41 dhe 85-të. Në takimet e tjera, Tirana-Internacional Tirana u mbyll në barazim 0-0, Shkëndija e Durrësit u mund në fushën e saj nga Shkëndija e Tiranës 1 me 3, dhe Dinamo mundi Partizanin me rezultatin 3 me 0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img