Saturday, November 23, 2024

Futboll Moshat-Superiore/KF Shkodra konfirmon mbylljen e sezonit me realizimin e objektivave, qëndrimin në kategori me dy ekipet U-17 dhe U-19

Lexo

Pjesë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Moshat të Kategorisë Superiore që mbylli ndeshjet në grupe ishin edhe ekipet e KF Shkodra. Konkurimi në kategorinë e elitës së futbollit shqiptar për ekipet e këtij klubi i themeluar dhe administruar prej vitesh nga kryetrajneri Taip Piraniqi u konsiderua nga specialistët e futbollit shkodran dhe më gjerë një sukses për futbollin shkodran, pasi krahas Vllaznisë së traditave, bëhej fjalë për klubin e dytë të qarkut Shkodër që luan në këtë nivel.

Një kampionat, ku ballafaqimet e ekipeve të KF Shkodrës, U-17 dhe U-19 kanë spikatur jo pak, sidomos në derbin shkodran, KF Vllaznia-KF Shkodra dhe anasjelltas, që për hirë të së vërtetës i ka dhënë bukuri garës të futbollit të moshave. Në mbyllje të kampionatit për garën e grupeve, sepse konkurimi për trofeun e titullit kampion vazhdon me ndeshjet e fazës Play-Off, ekipet e KF Shkodra siguruan qëndrimin në kategorinë Superiore.

Në konkurimin e kategorisë së moshës U-17, KF Shkodra e drejtuar nga trajneri Arbion Kopliku u rendit në vendin e 6-të me 21 pikë, 5 pikë më pak se sa Vllaznia e vendit të pestë duke lënë pas edhe pesë skuadra të tjera të Grupit A. Ndërkohë, objektivi për qëndrimin në Kategorinë Superiore është arritur edhe nga ekipi U-19 me trajner Rudi Piraniqi, ku mes 10-të skuadrave pjesëmarrëse të grupit A, KF Shkodra u rendit në vendin e tetë me 18 pikë duke lënë pas Dinamon dhe Shkëndinë e Durrësit me 7 dhe 4 pikë.

Arritja e këtyre rezultateve që për drejtuesit konsiderohet positive, ka bërë që KF Shkodra të përcjellë vlerësimet e rastit për protogonistët e të dy ekipeve, duke e publikuar përmes një postimi në faqen zyrtyare te KF Shkodra.

“Edhe ekipi U-17, mbas ekipit U-19 siguroj qëndrimin në kategorinë superiore, sot arriti ta mbyllte kampionatin me fitore 3:1 ndaj ekipit të Shkëndisë. KF.Shkodra falenderon të gjithë lojtarët për këtë arritje: Endri Lujkaj, Engin Shega, Briland Brahusha, Resli Zaganjori, Juled Shabaj, Armando Gonaj, Art Bisha, Arseld Hoxha, Augen Hasani, Kledis Malli, Alsi Gjelaj, Emanuel Cini, Marjo Kola, Geraldi Kacokaj, Dian Selimi, Olsi Curraj, Serxho Luani, Gilman Agraja, Kolin Guri, Rigers Gavoçeja. Stafin e ekipit : Arbion Kopliku, Rudi Piraniqi, Bujar Celufaj . Bravo, urime dhe suksese në sezonin tjetër me objektiva më të larta. Ne vazhdojmë për të realizuar objektivat e tjera në mbyllje të këtij sezoni me ekipin U-13, qëndrimi në Superiore dhe daljen e ekipit U-15 në Superiore. Shkodra është i vetmi klub, që së bashku me Vllazninë në Shkodër, konkuron në Ligen Superiore me këto mosha, një arritje dhe sukses për klubin tonë. Ne vazhdojmë punën me thenjen e mister Gianni De Biasit drejtuar djemeve të KF.Shkodra: DUHET PËRPJEKJE DHE PËRPJEKJE PËR TË SHKUAR LARG.”, citohet në njoftimin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img