Klubi i futbollit Struga Trim Luma, kampion i dyfishtë i Maqedonisë së Veriut, nga dita e sotme zyrtarisht ka trajner Legjendën e futbollit dhe trajnerin më të suksesshëm shqiptar në vendin tone Qatip Osmani
Drejtori sportive Besar Isaku ka prezantuar sot trajnerin Qatip Osmani së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka me të cilin ka shënuar sukseset si strateg të futbollit në ekipin e Shkëndijës, Renovës dhe gjashtë muaj në ekipin Vllaznia të Shkodrës
“Me kënaqësi mund të them se arritëm marrëveshje me drejtuesit e klubit Struga Trim Lum që të drejtoj ekipin në kampionatin 2024/2025. Qëllimi im dhe i klubit mbetet që Struga Trim Lum të prezantohet denjësisht në garat evropiane dhe të luftoj për titullin e tretë kampion. Me përgatitje për sezonin e rid he garat evropiane startojmë më 5 qershor” ishin fjalët e par të tanimë trajnerit të ri të kampionit vendor Struga Trim Lum, Qatip Osmani
Kujtojmë se tandem Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka me ekipin e Shkëndijës kanë fituar tre tituj kampion, 1 kupë dhe një superkup. Në stafin teknik te ekipit vazhdojnë të mbeten Meriton Gega dhe Dardan Miftari.
Shaban Sinani-Gazetar sportiv-Tetovë, Maqedoni e Veriut