Saturday, July 27, 2024

(Video) Boksieri Jurgen Lazri dhe trajneri Emiliano Çekini, stërvitje në Pukë për Kampionatin Europian të Boksit U-18

Lexo

I shpallur kampion pak ditë më parë me ngjyrat e ekipit Tërbuni të Pukës, boksieri i talentuar, Jurgen Lazri së bashku me trajnerin e tij Emiliano Çekini vazhdojnë përgatitjet intensive për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian i cili do të zhvillohet në muajin qershor.

Falë ngritjes tashmë të ekipit të boksit Tërbuni, Bashkia e Pukës i ka dhënë një prioritet të madh këtij sporti, ku vetëm në pjesëmarrjen e parë në Kampionatin Kombëtar, ekipi pukjan i drejtuar nga dy trjanerët, Emiliano dhe Klaodio Çekini  u shpall nënkampion ndërkohë që shpalli edhe pesë kam pionë individual.

Është kjo arsyeja që Puka ka hapur dyert e mikpritjes edhe për ekipin kombëtar të boksit, i cili po zhvillon fazën përgatitore në prag të pjesëmarrjes në Europian.

Pjesë e ekipit përfaqësues janë edhe dy pjesëtarët e Tërbumit, boksieri Jurgen Jazri dhe trajneri Emiliani Çekini, të cilët janë shumë optimist për një prezantim dinjitoz si dhe fitimin e medaljes në Europian.

(Video) Boksieri kampion Jurgen Lazri dhe trajneri Emiliani Çekini të Tërbunit dhe ekipit kombëtar, stërvitje në prag të pjesëmarrjes në Europian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img