Të gjitha ndeshjet e javës së 30-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë Superiore luhen sot. Dy prej tyre Skënderbeu – Bylis dhe Apolonia – Kastrioti startojnë në orën 13.00. Ndërkohë, tre të tjerat, Apolonia – Kastrioti, Laçi – Partizani, Laçi – Partizani luhen në orën 16.00.
Pesë çifte këto që secili prej tyre ka rëndësinë e vet, qoftë për kreun e renditjes apo edhe për fundin ku luftohet për mbijetesë. Megjithatë, sipas asaj që ka progranuar sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka caktuar edhe arbitrat për secilen ndeshje, sfida Laçi-Partizani është vlerësuar si më e rëndësishmja, apo si më e vështira për vendimmarrjen e gjykimit.
Për këtë, sfida në fjalë do të gjykohet nga 6 arbitra. Kryesor do të jetë Eldorjan Hamiti, anësor Ridiger Çokaj dhe Dojando Myftari. Pas dy portave respektive janë caktuar, Denis Rexha dhe Klodian Shahini, ndërkohë që i katërt është Olsid Ferataj.
Në “Selman Stermasi” të kryeqytetit, Tirana-Vllaznia do të gjykojnë: Laver Alla, Nertil Bregasi, Devis Korreshi, Kridens Meta.
Kukësi – Teuta që luhet në “Elbasan Arena” do të gjykohet nga Erjon Bastari, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Kreshnik Cjapi.
Dy sfidat e tjera, që luhen në orën 13.00 ku në një farë mënyrë kjo javë përcakton edhe fatin e mbijeteses në Superiore, kanë këto arbitra: Skënderbeu – Bylis (Juxhin Xhaja, Ani Koçiaj, Arbër Zalla, Orlando Kuka), dhe Apolonia – Kastrioti (Adrian Beqiraj, Rejdi Zaimi, Renato Malaj, Frorjan Lata).