Saturday, May 18, 2024

Vllaznia e plotë ndaj Tiranës, Brdariç ka në dispozicion të gjithë futbollistët, premio ekstra për fitore, atmosferë super në skuadër, objektiv vetëm fitorja

Lexo

Me seancen stervitore të pasdites së djeshme e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”,  kuqeblutë kanë mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe menjëherë pas kësaj seance janë nisur drejt kryeqytetit ku kanë kaluar edhe natën në një nga hotelet komode në periferi të Tiranës. Pozitive për skuadrën shkodrane është gatishmëria e të gjithë futbollistëve për të kontribuar në këtë ndeshje, ku lajmi më pozitiv është dyshja Jonuzi-Da Silva, të cilët duket se kanë lënë pas dëmtimin dhe dje kanë udhëtuar me skuadrën. Përpos anës pozitive të të pasurit në dispozicion të të gjithë futbollistëve, nga ana tjetër duket se një gjë e tillë e ka vënë disi në siklet teknikun Brdariç për të vendosur emrat e titullarëve që do ta nisin nga minuta e parë.

Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se pas analizës që skuadra dhe stafi teknik ka bërë mesditën e sotme në kryeqytet pak orë përpara orarit zyrtar të startit të takimit, duket se nga minuta e parë do ta nisin ato futbollistë që luajtën ndeshjen e fundit me Skenderbeun në “Loro Boriçi”. Zogoviç, Gurishta, Shehi, Adili, Isaevski, Krymi, Imeri e Marku, Dilaver, Da Silva, Ardit Hoxhaj janë emrat më të mundshëm që do të zbresin në fushën e “Selman Stermasit”. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që deri në momentin e fillimit të ndeshjes të ketë edhe ndonjë lëvizje me emrat e stolit, që gjithësesi, edhe nëse nuk do të ketë që në start, gjatë lojës, Brdariç do të freskojë formacionin edhe me emrat e tjerë që ka të gatshëm.

Nga sa bëhet e ditur, atmosfera në skuadër është në pikën optimale për marrjen e një fitore tre pikëshe ndaj bardhebluve, jo vetem nga forma sportive dhe pozicioni komod që Vllaznia ka në tabelë, por një rol jo të vogël në këtë drejtim ka edhe premio ekstra që ka vendosur sponsori Xhaferi, për fitore të kësaj sfide.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img