Kanë startuar që nga ora 13.45 ndeshjet e javës së 15-të të kategorisë Superiore. Sipas progranit të FSHF-së, sot do të luhen katër ndeshje në të njëjtën orar, ndërkohëqë sfida e fundit e kësaj jave, derbi kryeqytetas, Partizani-Tirana do të jetë nesër në “Air Albania” duke filluar nga ora 18.00. Ndër ballafaqimet e sotme, tërheq vemendjen ajo që po luhet në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit në mes Bylisit vendas dhe Vllaznisë mysafire. Në këtë përballje, teknikët Dovedan dhe Brdariç i kanë besuar këtyre futbollistëve të luajnë nga minuta e parë:
BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji. Trajner: Vlejko Dovedan.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver, Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç
E MËRKURË
KASTRIOTI-TEUTA ORA 13:45
LAÇI-SKËNDERBEU ORA 13:45
APOLONIA-KUKËSI ORA 13:45
BYLIS-VLLAZNIA ORA 13:45
E ENJTE
PARTIZANI-TIRANA ORA 18:00