Tuesday, October 8, 2024

Boks-Trajneri kampion Zef Gjoni kërcënon Bashkinë Shkodër: Do të garoj me një klub tjetër

Lexo

Boksi shkodran pritet të humbë njërin prej trajnerëve më të mirë vite. Bëhet fjalë për Zef Gjonin, në CV-në e të cilit figurojnë plot 23 tituj kampion dhe po kaq edhe trofe të Kupës së Shqipërisë. Arsyeja ka të bëjë me trajtimin jo korrekt në aspektin financiar ndaj këtij trajneri si dhe boksierëve në përgjithësi, i cili për hirë të së vertetës, nuk është hera e parë që e ngre këtë çështje. Në aspektin personal, nga sa është thënë edhe më herët, ngërçi këtu ka të bëjë me atë se pas daljes në pension të trajnerit Gjoni, sipas asaj që është interpretuar ligjërisht nga Bashkia Shkodër dhe Sport Klub Vllaznia, ai nuk mund të paguhet financiarisht. Por, sipas trajnerit Gjoni, në klubet e tjera, raste të kësaj natyre trajtohen ndryshe, ndërkohë që edhe nga Federata Shqiptare e Boksit e paguan për punën që bën si trajner i kombëtares së boksit.

“Kampionati pritet të zhvillohet në mars, por unë siç e kam bërë të ditur edhe më herët do të nisi një cikël tjetër, nuk do të jem pjesë e Vllaznisë. Do të garoj me stemën e një ekipi tjetër. Kemi të bëjmë me ekipin e një Bashkie tjetër, por gjithmonë brenda Qarkut Shkodër. Të gjitha marrëveshjet janë bërë dhe presim vetëm momentin e startit të boksit në mënyrë që ta konkretizojmë një gjë të tillë. Ajo që dua të them përpara gazetarëve ka të bëjë me atë që Zef Gjoni nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë”, është deklarata “bombë” që Zef Gjoni dha sot në një konferencë për shtyp të organizuar me gazetarët shkodranë.

Një vendim që duket se nuk është i lehtë për t’u marrë nga ana e Zef Gjonit pas më shumë se 30 viteve karrierë në krye të boksit shkodran, për të cilën ai vetë thotë: “Shumë i vështirë është për t’u marrë ky vendim, por kështu është sjellë Bashkia Shkodër me mua. Unë nuk jam sot trajner i Bashkisë Shkodër, nuk figuroj në letra, as në sponsorizim dhe për asgjë nuk jam këtu. Arsyeja më thonë se është dalja në pension dhe nuk më takon një gjë e tillë. Nuk më takon të marrë rrogë dakort, por orët dhe honoraret gjithëkund paguhen dhe vetëm këtu jo. Deri vonë kam punu për rreth dy vite pa arrë asnjë shpërblim. Nuk është problem për 100 mijë lekë, por unë nuk figuroj si trajner i Vllaznisë në letër. Në Bashki Zef Gjoni nuk është trajner. Jam trajner i kombëtares për të cilën edhe paguhem, ndërsa këtu jo”, shprehet trajneri Gjoni.

Përpos largimit të tij si individë, trajneri Gjoni deklaron se do të marrë me vete në klubin tjetër edhe boksierë cilësorë. “Unë nga Vllaznia do të marr dy boksierë, Kajoshin dhe Hysën, do të marrë edhe Rexhildo Zenelin që vjen këto ditë për stervitjen e ekipit kombëtar dhe një kosovarë. Kështu që me 4 ose 5 boksierë, kudo që të shkojë unë mund ta dalë kampionë. Ju bëj me dije se atje ku do të shkojë sponsorizuesit më kanë ofruar një pagë më shumë se pesëfishi sa marrin sportistët në Shkodër. Edhe sivjet ekipi i boksit Vllaznia është i persekutuar, edhe pse ka fituar 23 herë titullin kampion dhe po kaq kupa, dhe nuk besoj se ka për ta arritë kush tjetër këtë sukses”, theksoi Gjoni duke i uruar Vllaznia që nga ana e saj të vazhdojë punën e vet, pasi ka trajnera të tjerë, ka boksierë të tjerë cilësorë me të cilët mund të realizojë objektivat e veta për trofe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img