Tuesday, April 23, 2024

Futboll-Superiore U-21/Luhen ndeshjet e javës së 21-të, Vllaznia mund Tiranën 5-2 dhe bashkëkryeson renditjen me Bylisin dhe Laçin

Lexo

Java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë Superiore U-21 ka regjistruar një tjetër fitore për Vllazninë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani  priti në Shkodër ekipin e Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” prodhoi plot 7 gola, 5 prej të cilëve u shënuan në portën mike dhe 2 në portën vendase të Vllaznisë.

Ndeshja ka filluar me golin e skuadrës kuqeblu të shënuar nga Sekja në minutën e 9-të. Në minutën e 31-të futbollistët e Vllaznisë shënojnë përsëri, por këtë radhë një autogol në portën e tyre. Autor i këtij autogoli të regjistruar në minutën e 31-të është shtatlarti Tim Brdariç, pikërisht ai që dy ditë më parë shënoi dy herë në transfertën fierake ndaj Apolonisë, njëri prej të cilëve nuk u vlerësua nga arbitri. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë, falë atij goli mjeshtror të shënuar nga Joald Ivziku në minutë e 38-të.

Gjashtë minuta nga fillimi i pjesës së dytë është Shema që shënon përsëri për ngjyrat e Vllaznisë duke e thelluar avantazhin në 3 me 1. Tirana kundrapërgjigjet pas dy minutash me anë të Aliajt duke e shkurtuar diferencën në 3 me 2. Ndeshja futet kështu në një rivalitet që ia shton edhe më tepër bukurinë dhe emocionet kur për disa minuta me radhë rastet e rrezikshme për gol spostohen nga njëra portë tek tjetra. Bardheblutë këmbëngulin fort për të mos u larguar pa pikë nga Shkodra, por ëndërrën e tyre e prish sulmuesi kuqeblu Mehdi Çoba që me dy golat e tij, njëri më i bukur se tjetri, i pari në të 81-tën dhe i dyti në të 85-tën duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 5 me 2 në favor të Vllaznisë.

Fitorja ndaj Tiranës me rezultatin  5 me 2 vjen pas asaj që 21 vjeçarët shkodranë realizuan javën e kaluar në transfertë me Dinamon me rezultatin 0-2. Pikë këto që i japin mundësi Vllaznisë që duke përfituar nga barazimi i Laçit në transfertë me Teuten 1-1 të bashkëkryesojë tabelën e klasifikimit me 45 pikë, po aq sa ka Laçi, por edhe Bylisi që ka një ndeshje më pak.

Rezultatet e Javës 21-të

Vllaznia 5 – 2 Tirana

Teuta 1 – 1 Laçi

Akademia e Futbollit 0 – 3 Kukësi

Kastrioti 4 – 6 Turbina

Football Republic 1 – 4 Apolonia

*Shënkolli – Bylis ndeshje e shtyrë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img