Futboll-Superiore U-21, Vllaznia-Dinamo 4-2, kuqeblutë “kampionë dimri”

Me ndeshjen e luajtur sot pasdite në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës mes Vllaznisë vendase dhe Dinamos mysafire është mbyllur java e shtatë e Kampionatit Kombëtar të futbollit pë 21 vjeçarët, e cila ishte edhe e fundit për vitin kalendarik 2020. 4 me 2 në favor të kuqebluve të drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Nefail Zhejani ka përfunduar kjo ndeshje, tre pikësh ky që e ngre skuadrën shkodrane në kuotën e 16 pikëve duke e kurorëzuar kështu me titullin simbolik “kampione e dimrit”. Në ndjekje të Vllaznisë janë dy skuadrat rivale, Laçi dhe Dinamo me pikë të barabarta nga 13. Golat për Vllazninë në këtë ndeshje u shënuan nga Rraca 10′, Leka 27′, Mali 70′, Deda 76′, ndërsa për miqtë autorë të golave ishin Jaupaj 3′ dhe  Mhillaj 57.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu