Friday, April 19, 2024

Futboll Superiore U-21/Vllaznia likujdon edhe Turbinen, e mund thellë 8 me 2

Lexo

Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani dhe kolegu i tij, Nefail Zhejani vijon serinë e fitoreve. Sot, në javën e 23-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për 21 vjeçarët, Kategoria Superiore, radhën e kishte Turbina e Cërrikut, takim ky i luajtur pasditen e së hënës në stadiumi “Reshit Rusi”. Dominim i plotë i skuadrës kuqeblu që konkretizohet me shënimin e 8 golave në porten mike, ndaj 2 të kundërshtarit ë shënoi në portë kuqeblu.

Serinë e golave për 21 vjeçarët e Vllaznisë e ka hapur Uheidi Hoxha me golin e tij të shënuar në minutën e 8-të për të vijuar me tripletën e Çobës, 9’, 20’, 40’, ndërkohë që po ky futbollist do të shpërdoronte një penallti të dhënë në favor të Vllaznisë në minutën e 19-të.

4 me 0 në favor të Vllaznisë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta fillon me gol përsëri për Vllazninë, kur në minutën e 47-të shënon Radovani, dhe pastaj kanë vijuar golat e tjerë, Stafa me një dygolësh njëri pas tjetrit, 71 dhe 74’, dhe Çoba në të 81’, i pesti për të në këtë ndeshje.

Nga kampi kundërshtar figurojnë vetem dy gola, Kamxhiu 2’ dhe Brako me penallti minuta 80’, që do të thotë fitore e thellë e Vllaznisë me rezultatin 8 me 2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img