Thursday, April 25, 2024

(Video)Futboll Moshat-Superiore U-19/Vllaznia shpallet kampione e veriut, sukses i merituar i të gjithë skuadrës me në krye trajnerin Luan Zmijani

Lexo

Vllaznia-Dinamo 3:1

(Shënues:Alushi 40’/ Rigers Musaraj 29’, 48’, Mirsad Zahi 87’)

Formacioni-Vllaznia: Kaçi(Patani), Mujaxhi, Çomo, Xhilaj, Qerpiku, Alivoda(Zahi), Filipi, Bizi, Keshtajaku, Mlloja, Musarai. Trajner Luan Zmijani

19 vjeçarët e Akademisë Vllaznia të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani dhe kolegu i tij Gjon Kola, të cilët konkurojnë në Kampionatin Kombëtar të Moshave, Kategoria Superiore janë shpallur kampionë të Grupit A të Veriut.

Sot, është luajtur java e 27-të, e fundit për ndeshjet në grupe, por duhet theksuar se kuqeblutë e siguruan titullin Kampion Veriu që javën e kaluar me fitoren e thellë 6 me 3 të realizuar në “Reshit Rusi” kundër Internacional Tirana. Ndërkohë, përballja e sotme e luajtur në kryeqytet përballë Dinamos është mbyllur përsëri me fitoren e Vllaznisë, këtë radhë me rezultain 1 me 3. Të parët kanë shënuar kuqeblutë me anë të Rigers Musarajt në minutën e 29-të, ndërkohë që në të 40-tën janë vendasit e Dinamos që barazojnë me anë të Alushit, rezultat që mbyllë pjesën e para në barazpeshë, 1-1.

Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë është përsëri Musaraj që shënon në portën kundërshtare duke fiksuar dy golëshin e tij personal në këtë ndeshje. Dinamovitët kërkojnë të reagojnë, të paktën për të marrë një barazim, por është Mirsad Zahi që tre minuta nga fundi shënon golin e tretë për kuqeblu duke fiksuar fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 1 me 3.

Në përfundim të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit me praninë e përfaqesuesit të saj, Sulejman Demollari ka organizuar ceremoninë e mbylljes duke i dorëzuar kapitenit të VllaznisëU-19, Arsen Elbasani trofeun e titullit së Grupit A të Veriut, si dhe medaljet për futbollistët dhe stafin drejtues.

Shumë interesante ka qënë momenti pas zhvillimit të ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Ndërkohë, që skuadra po festonte me të drejtë, trajneri Luan Zmijani e ka mbledhur grupin kuqeblu kokë më kokë. Pasi i ka falenderuar për suksesin e arritur, i ka bërë me dije që puna këmbëngulëse stervitore duhet të vazhdojë me shumë seriozitet që prej ditës së nesërme, sepse përpara kanë edhe dy beteja të rëndësishme, finalen e madhe për titullin kampion të Shqipërisë, të cilën do ta diskutojnë me Teutën e Durrësit, fituese e Grupit B të Jugut, si dhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshje këto, që nëse kalohen me sukses, Vllaznia U-19 fiton të drejtën e konkurimit në Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjë.

Për më gjatë, ju ftojnë të ndiqni videon që shoqëron shkrimin, e cila i ka të gjitha brenda, madje pse jo të themi se mund të shërbejë edhe si shembull për çdo trajner për menyrën se si motivohet ekipi.  Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img