Wednesday, October 30, 2024

Futboll-U 21, Vllaznia mund 2 me 1 Apoloninë, shënojnë Dodani dhe Dedaj për kuqeblutë

Lexo

Vllaznia-Apolonia ishte çifti i fundit i javës së nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorisë Superiore të 21 vjeçarëve. Ndeshja në fjalë u zhvillua pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës dhe përfundoi me fitoren e kuqebluve me rezultatin 2 me 1. Me këtë tre pikësh të fituar falë golave të shënuar nga Dodani dhe Dedaj, Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Nefail Zhejani shkon në kuotën e 22 pikëve duke vijuar të kryesojë tabelën e klasikimit me tre pikë shumë se sa Laçi që është skuadra më e afërt që e ndjekë Vllazninë.

Ndeshja

Kuqeblutë e nisën mjaft mirë ndeshjen, kur që në minutën e dytë është Dodani që shënon një gol shumë të bukur duke e kaluar Vllazninë në avantazh 1 me 0. Minutat në vazhdim ekspozojnë në fushën e lojës një Vllazni të kujdesshme për të ruajtur avantazhin, por në të njëjtën kohë në kërkim edhe të golit të sigurisë. Megjithatë, duhet theksuar se të nëjtën gjë bën edhe skuadra mike, e cila duke mos u pajtuar me disavantazhin ndërmerr një sërë sulmesh në drejtim të portës kuqeblu, dhe në njërin prej tyre, pikërisht atë të minutës së 33-të arrin ta barazojë rezultatin në 1 me 1 me anë të Zoges. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e kësaj ndeshje, ndërkohë që pas pushimit trajneri kuqeblu Fatjon Hasani ndërhyn që në fillim të 45 minutave të dyta duke realizuar tre ndërrime njëherësh. Kështu, largohen nga fusha Çoba, Rrasa dhe Xhahysa dhe në lojë për Vllazninë aktivizohen tre forca të reja, Osmani, Ivziku dhe Hoxha.

Duket se freskimet në formacion kanë dhënë efektin e duhur, gjë që konstatohet edhe në fushën e lojës me disa raste të njëpasnjëshme të Vllaznisë, ku në njërin prej tyre është sulmuesi Eraldo Dedaj që në minutën e 52-të kalon kuqeblutë në avantazh përmes saktësisë në interpretimin e një penalltie të dhënë në favor të vendasve. Minutat në vazhdim janë edhe më të bukura duke prodhuar jo pak emocione në të dyja portat respektive. Për t’i dhënë më tepër forcë skuadrës së tij, tekniku Hasani realizon edhe dy ndërrime të tjera duke aktivizuar Shemen në vend të Osmanit dhe Palin në vend të Smajlit, ndërkohë që edhe në kampin fierak ka tre ndërrime në këto minuta.

Megjithëatë, ajo që është më kryesorja, gol nuk ka më. Vërshëllima përfundimtare e arbitrit të ndeshjes fikson shifrat 2 me 1 në favor të Vllaznisë, e cila me këto rezultate pozitive duket se po shkon në të njëjtin hap me skuadrën e parë të drejtuar nga gjermani Brdariç me objektivin që të sjellin në Shkodër trofetë përkatës.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera

Ndeshjet e tjera të kësaj jave për kategorinë Superiore U-21 dhanë këto rezultate:

SHËNKOLLI-LAÇI 0-6(Golat: Bruka 25’, 70’, Deliu 29’, Prenga 43’, Sulollari 73’, Bejzade 79’)

DINAMO-TIRANA 2-0(Golat: Almeida 61’ (p), Haxhillari 90’+4)

FOOTBALL REPUBLIC-TURBINA 1-2(Golat: Kodra 34’ (p)/ Baki 53’, Hasaj 74’)

KASTRIOTI-KUKËSI 2-1(Golat: Lena 25’, Çela 41’/ Ziaj 13’)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img