Futbolli i Sallës-Kualifikueset e Kampionatit Europian “Holandë 2022” /Shqipëria humbet në tavolinë ndaj Ukrainës

Shqipëria e futbollit të sallës e ka humbur në “tavolinë” ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Europian “Holandë 2022”. Ky ka qenë vendimi i Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (Federata Europiane e Futbollit) marrë më 16 prill, ndërsa Shqipëria, për arsye të bllokimit të fluturimeve më 8 prill, nuk pati mundësi të udhëtonte drejt tokës ukrainase.

Këtë arsye ka marrë dhe UEFA-s, ndërsa ka bërë të ditur se ndeshja Ukrainë – Shqipëri, planifikuar në Zaporozhje më 11 prill, nuk mund të luhej. E sipas UEFA-s, çështja iu dërguar Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, ndërsa Shqipëria e futbollit të sallës akuzohet për refuzim për të luajtur, neni 28.01 e Rregullores së Kampionatit Europian të Futbollit të Sallës 2022, mbi bazën e të cilit është marrë vendimi për humbje në “tavolinë”, 0-5.

E gjithnjë sipas këtij vendimi, përgjegjësia është e kombëtares kuqezi, e cila u bë pengesë për zhvillimin e ndeshjes. Në fakt, që të mërkurën në mbrëmje, kur të gjitha fluturimet ishin bllokuar në Rinas, UEFA e kishte anulluar ndeshjen, ndërsa të enjten në mëngjes u bë zyrtar dhe vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili më pas iu përcoll organizmit më të lartë të topkëmbës europiane.

Dhe më 16 prill, Shqipëria merr vendimin e humbjes në “tavolinë”, ndërsa kështu kualifikueset e raundit të Kampionatit Europian “Holandë 2022” janë mbyllur me një fitore dhe pesë humbje e një golaverazh 8-27. Është hera e parë që kombëtarja kuqezi humbet një ndeshje në “tavolinë”, por këtë herë jo për faj të saj. Pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët janë treguar të ashpër në qëndrim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu