Futboll Femra-Kampionati Kombëtar/Përfundon java e 17-të ,Vllaznia në krye, Juban Danja Murlani në vendin e 4, 3 pikë më pak se Tirana e vendit të tretë

Lexo

(Intervista) Krymi: Vllaznia nuk e diskuton Europën, por beson shumë edhe tek titulli kampion

Ardit, një fitore në moment delikat ndaj Bylisit. Besoni se mund të bëni surprizën e madhe për kreun në...

Futboll Femra U-15/Vllaznia dhe Apolonia fitojnë gjysmëfinalet e para, kualifikimi në finale shumë pranë

Kampionati Kombëtar i femrave U-15, një aktivitet ky FSHF e organizon për herë të parë këtë sezon është futur...

Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave. Vllaznia vazhdon dominimin e saj, duke kryesuar bindshëm javë pas jave. Apolonia konfirmohet si ndjekësja dhe rivalja e shkodraneve. Tirana, e cila merr pjesë për herë të parë në garë, mbyll podiumin e nderit në përfundim të 17 javëve të para, me Juban Danjën e cila beson te parakalimi duke pasur dhe një ndeshje më pak.

Lushnja-Juban Danja ishte dhe ndeshja e parë që hapi siparin e kësaj jave, me shkodranet që triumfuan thellë me rezultatin 7-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu”. Pas kësaj ndeshjeje lagunaret vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parafundit me tre pikë ndërkohë që Juban Danja vazhdon ndjekjen e Tiranës së vendit të tretë. Vajzat bardheblu kanë luajtur derbin me Tirana AS në “Skënder Halili” dhe kanë triumfuar me rezultatin e pastër 5-0, falë golave të Goros, Kodrës, Bushit dhe Maxhalakut.

Apolonia luajti të shtunën ndaj Partizanit në “Loni Papuҫiu”. Nënkampionet shënuan nga një gol në ҫdo pjesë me Kastratin në minutën e 18-të dhe Gashin në të 51-tën, duke vulosur fitoren e rradhës për bardhejeshilet.

Kampionet e Vllaznisë pritën në “Reshit Rusi” të Shkodrës ekipin e Bilisht Sport, që mban vendin e fundit në renditjen e përgjithshme. Një formalitet për vajzat kuqeblu që triumfuan thellë 11-0, falë 7 golave të shënuar nga Këpuca e Artë, Megi Doҫi.

Po të shtunën u luajt ndeshja ndërmjet Skëndërbeut dhe AAS, me vendaset që triumfuan 5-0, duke ju larguar në këtë mënyrë gjithmonë e më shumë fundit të renditjes.

Java u mbyll të dielën me përballjen Kinostudio-Teuta, e cila dhuroi plot gola dhe emocione, me ndeshjen që u mbyll 10-3 për kryeqytetaset, ku spikat pokeri i Denada Locit. Me këtë fitore Kinostudio renditet në vendin e gjashtë duke parakaluar Partizanin.

Rezultatet e javës së 17:

Skëndërbeu-AAS 5-0

Tirana – Tirana AS 5-0

Lushnja – Juban Danja 1-7

Apolonia – Partizani 2-0

Vllaznia – Bilisht Sport 11-0

Kinostudio – Teuta 10-3

Renditja pas javës së 17:

Vllaznia 51

Apolonia 43

Tirana 39

Juban Danja 36

Tirana AS 34

Kinostudio 27

Partizani  25

Teuta 15

AAS 15

Skëndërbeu 9

Lushnja 3

Bilisht Sport 0

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -