Veteranët e futbollit shkodran, ato që kanë bërë histori me uniformën kuqeblu, por edhe me skuadra të tjera ku kanë pasur rastin të aktivizohen, po shuhen një nga një.
Humbja e radhës është për një emër shumë të njohur në Shkodër dhe më gjërë. Bëhet fjalë për Zija Danin, ish portjerin e Vllaznisë të viteve 60-70-të, i cili pAs një sëmundje që e mundoi shumë gjatë viteve të fundit, ndërroi jetë sot në moshën 81 vjeçare.
Gjatë karrieres së tij sportive, Zija Dani, pati rastin rastin të luante në formacionin kuqeblu përkrah emrave me peshë, si Ramazan Rragami, Frederik Çapaliku, Mehdin Zhega, Menduh Dedja, Paulin Ndoja, Sabah Bizi, Kol Gjoni Belaj, Hajrulla Lekaj, Nikoll Gjergji, Halil Puka, etj.
Ndërkohë, gjatë karrieres së tij sportive, Zija Dani do të luante edhe me ekipin e Partizanit, por edhe me kombëtaren kuqezi. Një karriere sportive, jo shumë e gjatë në vite, sepse Dani e mbylli ndoshta më herët sesa duhet, në një moshë të re 27 vjeçare, por për aq vite sa luajti tifozëria shkodrane dhe më gjërë do ta kujtojë, më së shumta për akrobacitë dhe fluturimet e tija në pritjen e topave të kundërshtarëve duke evituar gola të sigurtë.
Zija Dani ishte pjesë e një familje sportive, kur kemi parasysh sepse edhe dy vëllezërti e tij, Agimi dhe Xhevati, janë marrë me futboll duke qënë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Pasionin për futbollin dhe posaçërisht për sektorin e tij të portës, Zijaja e trashëgoi edhe tek djali i tij, Hektori, i aktivizuar me sukses me Vllazninë si dhe Shkëndinë e Tiranës. E mandej, vijnë me radhë edhe nipat e tij, Fadridi dhe Genti, Altin Xhahysa dhe Rigers Xhahysa, por edhe nipi tjetër arbitër futbollit, Artur Dani.
Nga sa bëhet e ditur, ceremonia mortore e përcjelljes për në banesën e fundit të ish portjerit të Vllaznisë, Zija Dani, do të jetë nesër(e martë) 24 janar 2023, ora 14:00, me adresë, salla mortore, “Boriçi”, pranë sheshit “Isa Boletini” Shkodër.
Portali, Veriu Sport, përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Dani për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si komunitetit të futbollit, për humbjen e një veteran të nderuar të gutbollit shkodran dhe më gjërë.
Gaspër MARKU