Titulli me siper nuk eshte thjesht nje refleks i jehones se suksesit te Marokut ne ndeshjet e finaleve te Boterorit ne Katar ku ne raste te tille shpesh thuhet qe duhet mesuar nga ajo skuader. Rasti i Marokut eshte ilustrim perfekt i shkaqeve te prapambetjes se futbollit ne Shqiperi dhe duhet t’i beje drejtuesit e futbollit t’i vene gishtin kokes.
“Nje Federate qe e merr futbollin seriozisht” eshte tituli i nje analize te CNN qe prezanton llogjiken e ngritjes se futbollit Maroken ne lartesine e gjysem finales se Boterorit.
Paraqitja dhe rezultatet e Marokut nuk jane rastesi.
Nuk eshte se Marokut i erdhi nje brez i mire lojtaresh te bere ne Europe apo i ra nje “De Biasi” ne rulete. Maroku nuk priti t’i bjere nje short i lehte per t’u kualifikuar per ne Boteror. Jo. Rezultati qe shohim eshte produkt i nje projekti qe federarata e futbollit atje po zbaton prej se paku 10 vjetesh.
Natyrisht qe edhe ne do te kishim arritur te ishim nje lloj “Maroku” ne futboll ne rast se do te kishim patur drejtues qe duan dhe dijne si ta ngrene futbollin. Po sigurisht qe ky nuk eshte rasti jone. Nuk e kemi ate fat.
Po ç’ka bere konkretisht Maroku?! Asgje fantashkencore. Ne vend te fasadave me parate e futbollit Maroku ka ndertuar komplekse futbolli. Ne vend te konflikteve politike me qeverite Maroku ka ndertuar nje akademi efikase kombetare futbolli. Ne vend te planeve per mbylljen e akademive “armike” Maroku ka ndertuar nje sistem kombetar te identifikimit dhe zhvillimit te talenteve.
Ne vend te perdorimit te “ruletes” per te zgjedhur trajnere te huaj dhe lojes “kukamshefti” me ta ka selektuar me kritere profesionale trajnerin e duhur. Ne vend te katapultimit te “besnikeve” si trajnere ne ekipet e moshave ka vendosur trajnere te superkualifikuar qe vijne nga nje sistem merite. Ne vend te nje kampionati “no face, no name, no number” (pa fytyre, pa emer, pa numer) ka ndertuar liga kombetare serioze per meshkuj dhe femra ….
… dhe me antiteza te tilla mund te vazhdoja shume me gjate po nuk ja vlen. Sepse keto nuk jane me gjera te reja e te paditura. Ato jane thene e sterthene. Pergjigje verbale per to mund te jene dhene shume po pergjigja e vertete dhe reale ka qene gjithmone nje: “Futbolli eshte domen privat dhe pronari ben çfare te doje me te”.
Atehere aferim! Le te kenaqemi duke pare Marokun dhe te na rroje “Salep Sulltani”.
Eduard Prodani