Tuesday, October 8, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Luhen dy ndeshjet e fundit të javës 11-të. Kryeson Dinamo me 21 pikë, e ndjekur nga Flamurtari dhe Skënderbeu me 21 dhe 19 pikë

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura sot, Tomori-Flamurtari 2-0 dhe Besëlidhja-Apolonia 1-2, është mbyllur java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë e parë.

Surprizon skuadra beratase, e cila ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë vlonjatëve. Një ndeshje e ndezur ku nuk munguan dhe kartonët e kuq: një për Tomorin dhe dy për Flamurtarin.

Një fitore e artë për skuadrën beratase, që i largohet zonës së ftohtë, por në të njëjtën kohë i bën dhe një nder Dinamos, e cila tashmë ruan një distancë prej tri pikësh nga Flamurtari.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të ditës, Apolonia ka arritur të marrë një fitore 2-1 në transfertë përballë Besëlidhjes. Me tri pikët e marra, fierakët ngjiten në klasifikim në vendin e 9-të me 12 pikë, ndërsa Besëlidhja mbetet në vendin e 12-të me 9 pikë.

Ndërkohë, më herët janë luajtur edhe katër sfidat e tjera të javës së 11-të, ku Skënderbeu ka arritur një fitore bindëse në shtëpi, 3-0 përballë Turbinës. Dy gola në pjesën e parë për korçarët dhe një në të dytën duke “pushtuar” vendin e tretë, si një kërcënim për Dinamo dhe Flamurtarin që mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë.

Në këtë javë bie në sy ndalesa e Korabit në transfertë përballë Burrelit në një barazim 1-1. Keko në minutën e 37-të kaloi skuadrën dibrane në avahtazh, por Farruku në pjesën e dytë arriti të vendosë barazpeshën në 1-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Një fitore e rëndësishme për Besën, 1-0 në transfertën me Orikun. Ndërkohë, Tërbuni dhe Luzi janë ndalur në një barazim 1-1.

Rezultatet e Javës së 11-të:

Skënderbeu-Turbina 3-0

Burreli-Korabi 1-1

Tërbuni-Luzi 1-1

Oriku-Besa 0-1

Tomorri-Flamurtari 2-0

Besëlidhja-Apolonia 1-2

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img