Friday, May 3, 2024

Largimi i trajnerit Tite, Ancelotti dhe Guardiola kandidatë për stolin e Brazilit

Lexo

Federata Braziliane e Futbollit nuk është dorëzuar për atë që mund të konsiderohet si “ëndrra” më e madhe për pankinën. Sipas mediave angleze vetë presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, do të kontaktojë me trajnerin e City-t edhe pse ky i fundit ka rinovuar dhe për dy vite të tjera kontratën me “Qytetarët”.

Një takim i mundshëm pritet të realizohet në mes palëve ku kreu i Federatës Braziliane të Futbollit shpreson që të mësojë nga katalanasi planin afatgjatë. Nëse Guardiola do të jetë i gatshëm që të ndahet nga City pas dy vitesh atëherë Brazili është gati që ndërkohë të gjejë një trajner provizor.

Ndërkohë, sipas mediave angleze njëri prej kandidatëve për postin e lënë bosh nga Tite, Abel Ferreira, ka thënë se është i lumtur te Palmeiras dhe se nuk dëshiron të largohet. 43-vjeçari nga Portugalia, fitues i dy titujve të Kupës Libertadores, ishte trajneri më i pëlqyer nga publiku në një sondazh të bërë pak ditë më parë ngë një portal sportiv brazilian.

Por, nga ana tjetër, qarkullojë edhe kandidatë të tjerë për ta marrë vendin bosh të lënë nga Tite në krye të kombëtares së Brazilit. Kështu, mësohet se një kandidaturë e fortë është edhe ajo e trajnerit aktual të Fluminense-s, Fernando Diniz. Ky i fundit ka mjaft shanse për të qenë pauses i Tite-s pasi ka pas vetes mjaft lojtarë me peshë në dhomat e zhveshjes të Brazilit. Daniel Alves, Thiago Silva, Bruno Guimarães, Antony dhe Neymar po bëjnë ç’mos që të jetë Diniz komisari i ri teknik i Brazilit.

Mediat braziliane në orët e fundit kanë përmendur edhe emrin e trajnerit aktual të Realit të Madridit. Mësohet se një kandidaturë e fortë për të udhëhequr Brazilin në Botërorin e 2026-ës do të ishte edhe ajo e Carlo Ancelotti-it, i cili preferohet nga lojtarët brazilianë, të cilët aktivizohen në kryeqytetin spanjoll.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img