Wednesday, October 30, 2024

Futsal-Sot ora 18:00, Vllaznia-Flamurtari, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Lexo

Vllaznia e futsallës pret sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Kjo është ndeshja e parë e vitit 2024 për ekipin e futsallës shkodrane, kur në orën 18:00, do të përballet  në shtëpi me një nga ekipet më të mirë të Shqipërisë për kategorinë e futsallës.

Duke folur për këtë pragndeshje, drejtori teknik i Vllaznia Futsall, Arben Xhaferi, bëri të ditur se falë përgatitjeve serioze, atmosfera në kampin kuqeblu është mjaft optimiste për një fitgore të mundshme.

Për t’u theksuar është së krahas elementit të ri, në skuadrën e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, është afruar edhe ish futbollisti i Vllaznisë, Alsid Tafili, i cili do të mbështesë skuadrën, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe si zëvendëstrajner.

Edhe pse, nisja e kampionatit nuk ka qënë e mirë për skuadrën kuqeblu, për pjesën e dytë të Xhaferi premton një paraqitje krejt tjetër pozitive, duke vijuar të kenë si objektiv titullin kampion.

Ndeshjet e Vllaznisë në futsall janë ndjekur me interes nga tifozëria shkodrane, ndaj edhe në këtë ndeshje, drejtori Xhaferi shpreson se fansat kuqeblu nuk do të mungojnë në mbështetje të skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img