Saturday, May 4, 2024

Kukësi-Erzeni 0-2. Superiore, tre pikë të “arta” për Erzenin në Kukës. Verilindorët zhyten në krizë.

Lexo

Kukësi ka humbur shansin më të mirë për të marrë tre pikë, pasi luante në shtëpi duke pritur Erzenin e Shijakut. Pozitat e vështira në tabelën e klasifikimit ia bënin të detyrueshme formacionit të Rrahman Hallaçit për të marë pikët e plota.

Por, përballja e luajtur që prej orës 13:00 në stadiumin “Kukës Arena” rezultoi krejt ndryshe, pasi verilindorët gabuan rëndë duke i lënë të tre pikët në këtë ndeshje. Humbje, kjo që rëndon edhe më tepër pozitat e skuadrës kuksiane në fundin e tabelës së klasifikimit.

Sfida në fjalë, nisi mjaft mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 3-të me anë të Bashës, i cili në momentin kur Haxhiu goditi topin ishte në pozicion jashtë loje. Ndërhyri VAR dhe kryesori anuloi golin. Kaluan rreth 30 minuta lojë dhe Kukësi pati një tjetër shans të artë të kalonte në avantazh. Në minutën e 35 Sadiki ndaloi me dorë në zonën topin e goditur nga Dragoshi. Kryesori akordoi penallti dhe nga pika e bardhë u prezantua Basha. Ky i fundit mundi portierin, i cili u hodh në krahun e gabuar, por pa teksa topi u ndal në shtyllë.

Humbja e penalltisë për vendasit rezultoi fatale për kuksianët, pasi në vazhdim, janë miqtë që shfrytëzojnë mjaft mirë një kundrasulm, dhe në limitin e pjesës së parë kalojnë në avantazh me anë të Alan.

Por, nuk majfton me kaq, sepse miqtë nga Shijaku të drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani arrijnë të godasin edhe në pjesën e dytë. Këtë ardhë, me anë të Nonato, i cili shënon golin e dytë për Erzenin. Një gol ky qetësie, i cili megjithë përpjekjet e shumta të kuksianëve për të gjetur golin e parë, pse jo edhe të dytin, që të paktën të mos largohen pa pikë në këtë ndeshje, shijakasit arrijnë të administrojnë në mënyrën më të mirë situatat në fushën e lojës duke e fituar me meritë të gjithë ndeshjen me rezultatin 0-2.

Ndërsa, Kukësi zhytet në krizë duke rrezikuar seriosisht largimin nga Superiorja, për Erzenin, këto janë tre pikë “të arta”, pasi e rikthejnë atë bindshëm në pretendimet për zonën europiane, pse jo edhe më lart edhe për trofe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img