Sunday, May 19, 2024

Gabon Partizani, humbet dy pikë me Kastriotin. Përfiton Tirana, fitorja në Ballsh me Bylisin e ngushton me 1 pikë diferencen me kreun

Lexo

Tirana, kampione në fuqi dhe Partizani kryesues i Superiores pas javës së tetë të këtij sezoni, luajtën sot përballë Bylisit dhe Kastriotit. Bardheblutë udhëtues në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit dhe Partizani pritës në “Elbasan Arena” ndaj krutanëve.

Tirana i falet golit të shënuar nga Hasani në minutën e 80-të duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë me rezultatin 0-1. Tre pikë me shumë vlerë ia forcojnë akoma më shumë pozitat skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, pasi duke përfituar nga barazimi i Partizanit me Kastriotin, e ngushton diferencen me kreun në vetëm 1 pikë.

15 pikë pikë ka aktualisht Tirana pas javës së tetë të Abissnet Superiore, duke qënë e dyta pas Partizanit që kryeson me 16 pikë. Ndërkohë që Bylisi mbetet në vendin e katërt me 11 pikë.

Sa i takon ndeshjes, Partizani-Kastrioti, ndeshje e luajtur në “Elbasan Arena” me të kuqtë si pritës, ka qënë një 90-të minutësh shumë i dyluftuar. Kjo, edhe për meritë të krutanëve që të drejtuar në pankinë nga trajneri Emiliano Çela dhe të dirigjuar në fushë nga kapiteni, shkodrani Abaz Karakaçi, jo vetëm që janë mbrojtur mirë duke marrë një barazim të merituar 0-0, por edhe kanë guxuar gjatë ndeshjes për më shumë.

Pikë me shumë vlerë për Kastriotin që renditet tashmë veten në vendin në vendin e gjashtë me 10 pikë, vetëm një më pak sesa Vllaznia e vendit të pestë. Ndërsa, barazimi në fjalë, i kushtoi jo pak Partizanit, sepse pas javës së tetë të Superiores e shikon Tiranën, rivalin kryesor për titull, vetëm një pikë larg.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img