Cili është më i shpejti në botë? Në një epokë në të cilën futbollistët, por në përgjithësi atletët, regjistrojnë performanca dhe të dhëna gjithnjë e më ekstreme atletike, rekordet ndryshojnë pothuajse çdo vit. Dhe kështu është vendosur një rekord i ri për shpejtësinë maksimale të arritur në një fushë futbolli. Gabriel Silva, sulmuesi brazilian 23-vjeçar i klubit portugez Santa Clara, regjistroi shpejtësinë më të lartë për një lojtar gjatë një ndeshjeje zyrtare (40.3 km/h).
Rekordi u shënua në minutën e 95-të të ndeshjes kundër Famalicão në Primeira Liga Portugeze në Estádio de S. Miguel. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi portugez. Rekordi u konfirmua nga të dhënat GPS nga StatSports.
Gabriel Silva është bërë kështu futbollisti më i shpejtë në botë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga qendërmbrojtësi i Neëcastle, Sven Botman, i cili arriti shpejtësinë 39.21 km/h. Për të marrë një ide mbi shpejtësinë e arritur nga Gabriel Silva, një term krahasimi mund të jetë i dobishëm: Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, arriti 44 km/h gjatë karrierës së tij si sprinter; ndërsa Kylian Mbappé arriti 37 km/h në Kupën e Botës 2018.