Saturday, August 23, 2025

Gazetari dhe komnetatori sportiv, Admir Uruçi, fitues i Çmimit “Hamit Boriçi”-edicioni i 6-të

Lexo

Gazetari dhe komentatori i njohur sportiv, Admir Uruçi, është fitues i çmimit, “Hamit Boriçi” për gazetarët e Qarkut Shkodër, edicioni i gjashtë. Çmimi në fjalë është dorëzuar ditën e djeshme, gjatë një ceremonie që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Shkodër organizoi në sallën e bibliotekes së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Ceremonia në fjalë u monitorua nga kryetari Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Shkodër, Gaspër Marku, ndërkohë që ishin të pranishëm, vetë profesori dhe studiuesi Hamit Boriçi, emrin e të cilit mban çmimi në fjalë, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dega Shkodër, Zija Vukaj, gazetarë, publicistë  dhe intelektualë nga Shkodra dhe rajoni verior, etj.

“Gazetar dhe komentator sportiv, me një karrierë rreth 20 vjeçare. Pasues i traditës sëmirëfilltë të ish gazetarit të mirënjohur shkodran, Rifat Uruçi, duke spikatur në pasqyrimin e vlerave sportive të qytetit të Shkodrës, si dhe ato të Tiranës. Karrieren më të pasur e ka në shtypin e shkruar, si korespondent i Shkodrës për gazetën sportive, “Panorama Sport”, shkruhet në motivacionin që shoqëron çmimin në fjalë.

Në listën e fituesve të çmimit “Hamit Boriçi” për gazetarët e Qarkut Shkodër, janë edhe pesë gazetarë dhe publicistë të tjerë:  Nereida Vitoja nga Televizioni Star Plus, Marjo Gjini RTSH Shkodra, Maison Kavaja Tv Rozafa,Top Channel, Prel Milani, Kryeredaktori gazetës “Dukagjini”, dhe Dashamir Dini- Radio Shkodra dhe RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img