Saturday, May 4, 2024

Erzeni kërkon pikë në Shkodër, trajneri Kapllani pritet të luajë me mbrojtje të përforcuar

Lexo

Bilanci pozitiv që Erzeni ka në këtë kampionat ndaj Vllaznisë, e bëjnë optimiste skuadrën shijakse të bëjë të njëjtën gjë edhe në sfidën e sotme ndaj kuqebluve, sfidë që nis në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Edhe pse ka deklaruar se do të luajë me një mbrojtje të përforcuar, çka nënkupton se është i kënaqur edhe me një barazim, trajneri Xhevahir Kapllani, do të dëshironte edhe një fitore tre pikëshë në këtë transfertë të vështirë, por shumë të rëndësishme për fatin e pikëve.

Sa i përket formcionit, shijakasit pritet të luajnë me mbrojtje shtatlartë si Peposhi, Enck, Iljazi, por edhe Krasniqit duke qenë se Sadiki dhe Asanikanë disa javë të dëmtuar. Ndërkohë, sulmi do të ketë mbështetjen e Nonato, i cili është një ndër sulmuesit më të mirë në superiore. Në ndihmë të tij vjen Ademi që së fundmi ka pasur një rritje të lartë për sa i përket rrezikshmërisë para portës duke qenë gjithmonë protagonist në raste goli. Në mesfushë të padiskutueshëm janë ballkanasit Kriviçiç dhe Kahrimanoviç, që kanë qenë një shtyllë e fortë e Erzenit këtë sezon. Mehmeti dhe Alan në varësi të formës fizike janë në balotazh për një vendpasi në ndeshjet e fundit kanë pasur disa lëndime dhe ngarkesë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img