Saturday, July 27, 2024

Gjesti qytetar i kryetifozit kuqeblu Tut Rrahmani! Gjen portofolin e një personi dhe e kërkon t’ia dorëzojë përmes rrjeteve sociale

Lexo

Shembujt pozitiv të njerëzve të sportit, të cilët me gjestet e tyre qytetare të dorëzimit të sendeve me vlerë të gjendura në rrugë nuk kanë munguar në radhët e komunitetit të sportit. Jo shumë larg, vetem pak muaj më parë, kishim të bënim me rastet e portjerit të moshave të KF Shkodra si dhe menjëherë pas tij të një basketbollisti, që sendet me vlerë, portofol dhe unazë floriri të gjetura në rrugë, ia kanë dorëzuar personave të duhur.

Në vijim të kësaj tradite të mirëfilltë që përçon komuniteti i qytetit të Shkodrës në përgjithësi, ato që spikasin janë edhe njerëzit e sportit.

Rasti në fjalë që vendosëm ta ndajmë me publikun është i kryetifozit në vite të Vllaznisë, Tuti (Astrit) Rrahmani, i cili pasi ka gjetur një portofol në rrugë, përmes kartës së identitetit që kishte portofoli brenda me sende të tjera me vlerë, shpejtoi ta publikoi në rrjetet sociale duke kërkuar të gjejë personin e duhur që t’ia dorëzojë të zotit.

“Pershendetje miqe e shoke kush e njef njikyt djal, emri tij ashte

Fatmir Geshteja. E kame gjete portafolin e tij, te kontaketojne me mua ne kete numer 0693627300.”, shkruan kryetifozi i Vllaznisë, Tut Rrahmani në profilin e tij të rrjetit social FB.

Postim ky, që nuk ka nguruar të marrë vlerësime pa fund për gjestin fisnik të Tutit. Ndaj, edhe ne, përmes portalit Veriu Sport, përcjellim të njëjtin vlerësim dhe konsideratë për njeriun më të njohur të tifozërisë kuqeblu në vite, që tashmë bëhet edhe më shumë i njohur dhe i respektuar për gjestin e tij qytetar.

Respekte Tuti!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img